• e diel, 22 dhjetor 2024

Mexhiti: Për ndryshime kushtetuese duhen edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së

Mexhiti: Për ndryshime kushtetuese duhen edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së

Gostivar, 2 shkurt 2023 (MIA) - Izet Mexhiti dhe mbështetës të tjerë të të ashtuquajturit "grupi i zjarrit" sonte patën debat në Gostivar.

"Tani në Evropë do të shkojnë me Arben Taravarin, i cili deri dje ishte me Moskën dhe me Levicën. Ky koalicion nuk është për Evropë por për shpëtimin e Artan Grubit. Për të miratuar ndryshimet kushtetuese duhen edhe gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së, por edhe kjo nuk është e sigurt, kështu që do të duhet të sigurohen me një akrobacion të ri", tha Mexhiti.

Ai foli për nismën të cilën e kanë filluar me bashkëpartiakët dhe për të cilën tha se është për shpëtim të partisë dhe liderit. Ai foli edhe për imazhin, i cili sipas tij është në trendin e uljes dhe se janë të nevojshme ndryshime. 

"Në këto takime qytetarët më thanë mirë që dolët ta shpëtoni BDI-në nga Grubi. Ne me të vërtetë duam të shpëtojmë partinë dhe liderin. Ali Ahmeti duhet të mbledhë Kuvendin Qendror dhe të shohë kush duhet të ulet e kush të shkojë. Askush nga ne nuk kërkon të jetë pjesë e Qeverisë", nënvizoi Mexhiti.

Ish kryetari i komunës së Gostivarit dhe zyrtar i lartë partiak në BDI, Nevzat Bejta, para bashkëqytetarëve ka përmendur se në njëzet vitet e fundit është investuar shumë për të mirën e partisë, ndërsa angazhimi i tij ka qenë me kërkesë të bashkëqytetarëve. Ai ka komentuar takimet e fundit që udhëheqësia e BDI-së ka pasur në rajonin e Gostivarit dhe gjatë kësaj ka bërë krahasim me projektet e bëra dhe të realizuara.

Në debat fjalime të tyre patën edhe Bashkim Hasani, zëvendësministrër i Mbrojtjes, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Saranda Imeri dhe deputeti Kastriot Rexhepi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR