Mexhiti: Për herë të parë pas 20 vjetëve Qeveria pati guxim që balancuesin ta zëvendësojë me ligj për përfaqësim të drejtë
- – Për herë të parë pas 20 vjetëve një Qeveri pati guxim ta hapë çështjen e balancuesit dhe ta zgjidhë me ligj për përfaqësim të drejtë, theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Rina Ajdarit nga Fronti Evropian.
- Post By Fitore Curri
- 15:24, 20 maj, 2025
Shkup, 20 maj 2025 (MIA) – Për herë të parë pas 20 vjetëve një Qeveri pati guxim ta hapë çështjen e balancuesit dhe ta zgjidhë me ligj për përfaqësim të drejtë, theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjen e deputetes Rina Ajdarit nga Fronti Evropian.
Njëzetë vjet, theksoi ai, janë vonë me atë çështje, duke nënvizuar se për herë të parë do të ketë ligj për përfaqësim të drejtë në administratën publike. Sipas tij, arritja më e madhe e qeverisë së kaluar, partneri i koalicionit të së cilës ishte BDI gjatë katër-pesë vjetëve të kaluara ishte Ballkani i Hapur i Vuçiqit.
Vërejti edhe se ministrat nga pushteti i kaluar treguan se balansuesit i ka kaluar afati dhe për të dhanë mendim negativ, ndërsa Gjykata Kushtetuese, siç tha, e zgjedhur nga pushteti i kaluar, e shfuqizoi.
Deputetja Ajdari në pyetjen pati vërejtje se nuk e kanë kundërshtuar balansuesin dhe se nuk e kanë miratuar ligjin për përfaqësim të drejtë, duke treguar se gjatë ditëve të fundit ka pasur mbi 30 punësime të reja në institucione shtetërore, pa asnjë shqiptar.
Në pyetjen për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në institucione, të parashtruar nga deputetja Ajdari, ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tregoi numra të shqiptarëve të punësuar në kopshtet e fëmijëve gjatë periudhës së kaluar. Ai e përmendi edhe periudhën e shkurtër, kur ishte zëvendësdrejtor në elektranat e Maqedonisë kur ka pasur mbi 700 punësime të shqiptarëve, dhe se prej tre për qind, numri i shqiptarëve të punësuar në institucion ka arritur deri 9,5 për qind në atë periudhë.
Deputetja e Frontit Evropian, Ajdari i parashtroi pyetje edhe ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në lidhje me procesin e integrimeve evropiane dhe ndryshimeve kushtetuese.
Murtezani i tregoi se prioritet i Qeverisë është gjetja e zgjidhjes për zhbllokim të procesit të integrimeve evropiane, i cili sipas tij, ishte vështirësuar nga marrëveshjet e pushtetit të kaluar.
“Prioriteti ynë si koalicion dhe qeveri është se duhet të gjejmë zgjidhje për të zhbllokuar procesin e integrimit evropian. Ne e kushtëzojmë zhbllokimin e procesit me çështje dypalëshe. Periudha pas ndryshimeve kushtetuese nuk duhet të kontaminohet me kërkesa të tjera dypalëshe. Ne nuk i bëjmë çështjet dypalëshe pjesë të negociatave, ju e pranuat këtë”, tha Murtezani.
Sipas tij, pushteti i kaluar, rrugën drejt Evropës e kishin vënë në qorrsokak me pranimin e çështjeve dypalëshe. Ne, nënvizoi, insistojmë që procesi të vazhdojë pa çështje dypalëshe.
Në këtë Ajdari tha se pas votimit të Propozimit francez në Kuvend ka kaluar faza e suksesshme e skriningut, e vlerësuar edhe në Komisionin Evropian dhe Parlamentin Evropian dhe se pushteti aktual e ktheu mbrapa shtetin në proces. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s