• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Nuk ra një qeveri me 61 deputetë, e si mund të bie një shumicë që është me dy të tretat e deputetëve

Mexhiti: Nuk ra një qeveri me 61 deputetë, e si mund të bie një shumicë që është me dy të tretat e deputetëve

Shkup, 9 nëntor 2024

Mexhiti: Nuk ra një qeveri me 61 deputetë, e si mund të bie një shumicë që është me ⅔ e deputetëve!

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në "Pikë Podcast" kërkesën e opozitës shqiptare për zgjedhje të reja e ka quajtur të pakuptimtë, pasi që sipas tij si asnjëherë më parë qeveria aktuale ka shumicë prej ⅔ e votave.

"Opozita shqiptare e cila ka qenë në pozitë gjatë kohë assesi të pajtohet me faktin që nuk janë pjesë e kësaj qeverie. Ka një rregull në demokraci që 100 ditët e para i jepet mundësi qeverisë së re derisa të pozicionohet, etablohet, e pastaj fillon ajo fushata më e egër, diçka që këta nuk e kanë respektuar. Prej viteve të 90-ta deri sot nuk ka pasur qeveri me 78 deputetë, ku dita ditës do të kalon edhe 80-shin. Ju e dini që 4 vitet e kaluara qeveria ka qenë në këmbë të qelqta, me 61 deputetë dhe nuk rra, dhe tash si mund të bie një shumicë që është me ⅔ e numrit të deputetëve", ka deklaruar Mexhiti.

Izet Mexhiti: BDI me gënjeshtra e mban anëtarësinë e tyre që mos tu ik

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në "Pikë Podcast" ka komentuar zhvillimet brenda BDI-së, ku siç tha ai në vazhdimësi po gënjen anëtarësinë e vet si mekanizëm që mos të shpërbëhen.

"BDI po përdor një mekanizëm duke rrejt anëtarësinë e gjërë që mos të ik. Do kthehemi për 1 muaj, do kthehemi për 2 muaj, do të dalim në protesta. Pastaj kur e shohin se nuk kanë përkrahje për protesta thonë do bëjmë takime me qytetarët, dhe kur bahen takimet me qytetarët, ato mbahen me strukturat partiake, ku të njëjtit sillen Kumanovë-Likovë dhe anasjelltas, kështu duke e rrejt njëri tjetrin", deklaroi Mexhiti.

Izet Mexhiti: Grupi punues po punon për zgjidhje ligjore të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në një emision të ORA 24 është shprehur për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të shqiptarëve, që sipas tij është kategori kushtetuese.

"Kemi formu grup punues nga ekspertësh dhe përfaqësues të partive politike në qeveri. Aty bëj pjesë edhe unë dhe Arben Fetai si zëvendëskryeministër. Kemi pas disa takime, ka propozime prej palës tjetër, i analizojmë dhe mendojmë se së shpejti do të vijmë deri te zgjidhja që do jetë ta ruan këtë kategori kushtetuese, dhe mos ti mundëson sërish gjykata kushtetuese ta hudhë nesër apo pasnesër këtë ligj të posaçëm", ka deklaruar Mexhiti.

Për momentin siç garantoi Mexhiti do të vlen marrëveshja politike që gjatë punësimeve të ruhet përfaqësimi etnik i qytetarëve.

Mexhiti: Më 18 nëntor do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë sonë me atë të Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti në Pikë Podcast të "Ora 24" ka njoftuar se me datë 18 nëntor do të mbahet mbledhje e përbashkët e qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe asaj të Kosovës në Prishtinë.

Më 18 nëntor do të ketë mbledhje të përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut me atë të Kosovës në Prishtinë, ku do të ketë disa tema. Tema e parë do të jetë One Stop Shop në kufirin Bllacë dhe Jazhincë që do ta lehtëson dukshëm komunikacionin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në këta pika kufitare më të frekuentuara në Maqedoninë e Veriut. Është shteti me të cilin kemi suficit, është Maqedonia ajo që ka interes të thellojë bashkëpunimin me Kosovën. Tema e dytë do të jetë bashkëpunimi energjetik ndërmjet dy vendeve. Temë tjetër do të jetë rruga Tetovë-Prizren, një aks që do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në këtë drejtim.

Mexhiti: Kemi plan aksionar se si ta zbusim ndotjen e ajrit

Zv.kryeministri i parë i qeverisë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti në prag të stinës së dimrit komentoi edhe planin e tyre për zbutjen e ndotjes së ajrit nëpërmjet një plani aksionar të qeverisë.

"Kemi një plan aksionar se si ta zbusim ndotjen e ajrit. Një ndër projektet është gasifikimi sidomos i qendrave urbane ndonëse ka dështuar disa herë, duhet ta provojmë sërish sepse ka kompani të interesuara të cilat mund ta bëjnë këtë me partneritet publiko-privat pa e ngarkuar qeverinë dhe qytetarin, kanë ide se si ta realizojnë këtë nëpërmjet aplikimit të nxemjeve qendrore nëpër shkolla, spitale etj, të cilat për momentin ngrohen me materie të dëmshme", ka thënë Mexhiti në "Pikë Podcast".

Tjetër aktivitet për zbutjen e ndotjes së ajrit sipas Mexhitit është dhurimi i autobusëve elektrikë për transport në qytetin e Shkupit, ta ndihmojnë rethrotullimin e Drisllës me mjete financiare nga ministria e ekologjisë, pasi kjo deponi është ndër faktorër kryesorë të ndotjes së ajrit.

Mexhiti: Prej janarit do të ndahen edhe 250 milionë euro tjera për projekte komunale

Duke komentuar investimet e qeverisë për projektet e komunave, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti njoftoi se qeveria nga 1 janari do të ndajë edhe 250 milionë euro tjera për projekte komunale.

"Meqë është gjysëm viti u ndanë 100 milionë euro, ndërsa nga 1 janari do të ndahen edhe 250 milionë tjera, sërish për projekte komunale, për projekte jetike. Ne nuk mund të flasim për fronte evropiane, për Bashkimin Evropian, të pretendojmë Evropën kur kemi problem me kanalizimin, me ujësjellësin, me çështjet elementare të qytetarëve”, deklaroi Mexhiti në "pikë podcast" të Ora 24.

Pra qytetarët sipas Mexhitit nuk ikin në diasporë vetëm përshkak të punësimit, ata ikin edhe përshkak kushteve elementare të jetës, sigurisë e kështu me rradhë.

Mexhiti: Do të realizohen punime në çdo komunë si asnjëherë më parë në 20 vitet e kaluara

Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti është zotuar se brenda 1 muaji qytetarët do ta ndjejnë investimin e qeverisë në çdo komunë si asnjëherë më parë brenda 20 viteve të kaluara.

"Mendoj se Qytetari do ta sheh efektin e investimeve të qeverisë brenda një muaji në çdo komunë, punime që nuk ka pasur në 20 vitet e kaluara, pavarësisht në cilën komunë, që do të jetë një impuls i rëndësishëm për ndërrmarjet dhe ekonominë lokale", ka thënë Mexhiti.

Ekipi i Lëvizjes Demokratike

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR