• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Nuk kam nevojë të përgjigjem para askujt përveç para kryetarit të partisë Taravari

Mexhiti: Nuk kam nevojë të përgjigjem para askujt përveç para kryetarit të partisë Taravari

 Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA)  - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili është njëri nga tre ministrat e Aleancës së Shqiptarëve,  sot deklaroi  se i jep mbështetje të plotë, siç tha, kryetarit legjitim të partisë Arben Taravari, i cili paralajmëroi se në zgjedhje partia do të   bëjë koalicion me partitë opozitare. I pyetur nëse do ta informojë kryetarin e qeverisë teknike Talat Xhaferi se a ndihet pjesë e qeverisë apo jo, Mexhiti tha se nuk ka nevojë t'i përgjigjet askujt përveç partisë së tij dhe kryetarit të saj.

"Nuk kam nevojë e as përgjegjësi t’i përgjigjem askujt, përveç partisë sime dhe kryetarit  Taravari", tha Mexhiti duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në një ngjarje në Ministrinë e Shëndetësisë. 

 Mexhiti e uroi Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik, duke theksuar mbështetjen  që ia jep Taravarit, por   tha edhe se është një mjek dhe ministër i përkushtuar dhe se kështi do të punojë deri në fund.

"Unë dhe Taravari jemi një trup, një shpirt. Kështu them unë, ai njësoj. Pra, shokë dhome, shokë, miq, profesionistë, do të thotë së bashku punojmë gjithë jetën, neurologë,  do të thotë se çdoherë do të jem gjithmonë pas tij dhe gjithmonë do të mbështes politikat e tij. Ndërsa veçanërisht sepse e njohim më së miri  shëndetësinë, unë dhe Taravari sepse jemi vërtet më të prekurit, u përgjigj", ministri e Shëndetësisë.  

 Mexhiti tha se me rekomandimin e miqve ndërkombëtarë e kanë mbështetur  këtë Qeveri dhe  kanë thënë se me Qeverinë do të shkojnë në zgjedhje.

"Prioritetet që kanë qenë në kabinetin tim, ato që kam përmbushur deri më tani,  tashmë me përkushtim do të shkoj deri në fund. Ajo që nënkupton çështje politike, partiake,  për atë vendosin organet organike të partisë, vendos   kryetari legjitim i partisë, zoti Taravari, dhe për të gjitha çështjet politike që keni në lidhje me partinë, duhet t'i drejtoheni kryesisë dhe kryetarit", tha Mexhiti. 

 Deri kur do të jetë ministër i Shëndetësisë, siç theksoi, nuk varet prej tij, por do të jetë i përkushtuar deri në fund.

"Atë që kam premtuar, si mjek, para së gjithash do të doja të mbeten profesionist, mjek - neurolog dhe njeri deri në fund. Unë nuk e preferoj politikën, as partinë dhe ju lutem, po ju lus të gjithëve, është koha që politika dhe partitë politike të heqin duart nga shëndetësia dhe arsimi", tha Mexhiti.

Me bashkimin e Klinikës, siç shtoi, do të shihen veprat. 

"Është një proces i përfunduar, disa procedura janë duke u finalizuar, do të shihni menjëherë pas zgjedhjeve do t'i bashkoj klinikat dhe këtu tashmë ky presion politik, partiak do të marrë fund.  Do të shihet fundi. Në atë status, kur do të emërohen drejtuesit e atyre klinikave, që nuk do të kenë drejtorë, do të emërohen, në status do të qëndrojë se është nga vetë kolegjiumi.  Do të shkoj, nëse jam unë, nesër në të gjitha takimet edhe do të kërkoj një emër që mund ta menaxhojë atë klinikë sa më mirë", deklaroi Mexhiti

Ai sot u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në Ministrinë e Shëndetësisë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për një qendër të re urgjente interniste të Toksikologjisë me dy kompani. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR