Mexhiti: Nuk kam informacion nëse jam përgjuar nga ASK-ja
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, si dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një deklaratë për mediat tha sot se nuk ka informacion nëse është përgjuar nga ana e Agjencisë së sigurisë kombëtare.
- Post By Fami Bajrami
- 15:07, 4 shtator, 2025
Shkup, 4 shtator 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor, si dhe kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në një deklaratë për mediat tha sot se nuk ka informacion nëse është përgjuar nga ana e Agjencisë së sigurisë kombëtare.
"Nuk kam informacion. Nuk jam marrë me këtë informacion", ka thënë Mexhiti, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Gazi Babë.
Zëvendëskryeministri bëri të ditur gjithashtu se janë privuar nga liria tifozët që dje sulmuan nxënësit në Tetovë.
"Masat tashmë janë ndërmarrë dhe kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me organet e zbatimit të ligjit. Ata janë privuar nga liria. I dënoj këto raste. Është pak e çuditshme që raste të tilla ndodhin çdo herë gjatë fushatave zgjedhore. U bëj thirrje të gjithëve të jenë në nivelin e përgjegjësisë. I dënojmë si akte dhe do të ketë përgjigje të rreptë nga shteti, cilado qofshin këto raste që shkelin lirinë e qytetarëve", ka thënë Mexhiti.
Foto: arkivi i MIA-s