• e martë, 24 dhjetor 2024

Mexhiti: Nga sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë

Mexhiti: Nga sot është duke u instaluar akceleratori i ri në Klinikën Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se sot fillon instalimi i akceleratorit të ri në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. 

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë përfunduar dy fazat e para të demontimit të akceleratorit njëzet vjeçar dhe është bërë përshtatja dhe rinovimi i bunkerit.

"Ne i zgjidhim problemet shpejt dhe me efikasitet."  Me kënaqësi ju njoftoj se nga sot fillojmë me instalimin e akceleratorit të ri Varian 6116 në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë. Ka përfunduar deinstalimi i akceleratorit linear 20 vjeçar, i cili ka filluar në muajin gusht dhe është bërë përshtatja dhe renovimi i bunkerit", ka thënë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se faza e parë parashikon instalimin fizik të sistemit, pasuar me matje, kalibrime, modelim të sistemit deri në vënien në punë përfundimtare. Gjithashtu parashikohet trajnimi për përdorimin e aparatit. Sipas dinamikës së pritshme, instalimi dhe aktivitetet e tjera pritet të përfundojnë për rreth tre deri katër muaj, pas së cilës do të vihet në përdorim. fc/

Fotografia:  Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR