Mexhiti nga Nju Jorku: Ligji për “branitellat” është provokim, LSDM-ja dhe BDI-ja patën kohë të mjaftueshme për të miratuar një ligj të tillë
- Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedis Jetësor, Izet Mexhiti në një deklaratë për media në Nju Jork ka thënë se ligji për "branitellat" i propozuar nga deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska është provokim dhe nuk do të kalojë.
- Post By Fami Bajrami
- 22:14, 22 shtator, 2024
Nju Jork, 22 shtator 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Mjedis Jetësor, Izet Mexhiti në një deklaratë për media në Nju Jork ka thënë se ligji për "branitellat" i propozuar nga deputetja e LSDM-së Sllavjanka Petrovska është provokim dhe nuk do të kalojë.
"Mendoj se edhe LSDM-ja edhe BDI-ja kishin kohë të mjaftueshme për të miratuar një ligj të tillë për tetë vite dhe BDI-ja ta zgjidhte çështjen e pjesëtarëve të UÇK-së në 20 vitet e kaluara. Sllavjanka Petrovska e cila ishte ministre e Mbrojtjes e cila propagonte dhe mbrojti konceptin qytetar, tani është iniciatore e ligjit për ‘branitellat’. Mendoj se ai ligj ka ngecur në sirtarët e Kuvendit dhe nuk do të miratohet, sepse nuk mendojnë as për 'branitellat' e as për UÇK-në, por mendojnë për veten e tyre, u duhet mjegull për të shpëtuar veten", deklaroi Mexhiti.
Sipas tij, provokim i ngjashëm është edhe iniciativa për kthimin e përmendores së Qosetos në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare "Is gejt moll" dhe hotelit "Kontinental".
Foto: arkivi i MIA-s