• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti: Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare, ditëve në vijim e lëshojmë në përdorim

Mexhiti: Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare, ditëve në vijim e lëshojmë në përdorim

 Shkup, 6 janar 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti informon se ndërtimi i Poliklinikës Saraj në Shtëpinë e Shëndetit  - Shkup është në fazën përfundimtare dhe duhet të vihet në përdorim në ditët në vijim.

 "E re, e bukur, e pastër dhe e rregulluar!  Ndërtimi i Poliklinikës së Sarajit është në fazën përfundimtare dhe për pak ditë do ta vëmë në përdorim!
Jam krenar që në periudhën e kaluar kemi bërë fuqizim serioz të shëndetësisë publike duke investuar në infrastrukturë, duke blerë pajisje të reja mjekësore, ilaçe të reja dhe duke investuar në kapitalin njerëzor si një nga hallkat më të rëndësishme në sistemin shëndetësor", ka shkruar sot Mexhiti në profilin e tij në Fejsbuk.  

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR