• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti në takim me personat me fibrozë cistike, procedurat burokratike pengesë që "trikafta" të marrin edhe pacientë të tjerë.

Mexhiti në takim me personat me fibrozë cistike, procedurat burokratike pengesë që

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Procedurat burokratike kanë qenë pengesë për ilaçin "trikafta" që ta marrin edhe pacientë të tjerë me fibrozë cistike, përveç 12 që tashmë e marrin. Kjo është bërë e ditur në takimin e sotëm të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti me pacientët me këtë sëmundje të rrallë dhe prindërit e tyre. Nuk ka një datë të saktë se kur pacientët e rinj do të fillojnë të marrin terapinë modulare dhe do të trajtohet problemi i mungesës së ilaçit "kreon", të cilin këta persona e marrin çdo ditë me ushqim, do të shqyrtohet.

Kryetari i Asociacionit për Fibrozë Cistike, Fiki Gaspar tha se në takim është biseduar për kërkesën e tyre, terapi modiulare të ketë për të gjithë pacientët. 

"Vetë Qeveria përmendi se janë vënë në dispozicion njëqind milionë denarë dhe se bëhet fjalë për 55 pacientë shtesë me fibrozë cistike që të fillojnë të marrin 'trikafta'. Sot na u tha se financat janë miratuar dhe transferuar, por, sipas negociatave me firmën nga e cila do të furnizohet, nuk mund të thonë një numër, sepse shpresojnë që të ketë një numër më të madh të pacientëve. U bisedua edhe për mungesën e ilaçit 'kreon', të cilin pacientët e përdorin çdo ditë në ushqimin e tyre. Ilaçi është deficitar dhe shumë shpesh është dashur të blihet nga vende të tjera, të huazohet mes pacientët që kanë tepricë. Na është premtuar se ky problem do të shqyrtohet", shpresojmë se do të zgjidhet", deklaroi Gaspar pas takimit në Ministrinë e Shëndetësisë.

 

Ai informoi se nuk kanë marrë datë të saktë, kur do të fillojë numir i  ri i pacientëve të marrin "trikafta".

 Siç theksoi, është biseduar edhe për ankesën e tyre se kishte një protokoll ku pacientët nga 12 vjeç e lart do të merrnin terapinë modulare, gjë që nuk ishte praktikë në shtetet e tjera që tashmë e përdorin dhe e kanë, siç ishte theksuar, shumë efekte pozitive në vetvete.

 Në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë protesta të reja, ai u përgjigj se duhet të bisedohet me anëtarësinë, por, shpreson se gjërat mun të rregullohen pa protestë.

Ai informoi se në Klinikën e Fëmijëve, kushtet për pacientët me fibrozë cistike janë të shkëlqyera, ndërsa ata si shoqatë, me donatorë kan ndihmuar të pajiset klinika.  

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Berna Sherifovska për qendrën e re të paralajmëruar për personat me këtë sëmundje të rrallë, bëri të ditur se mjetet janë siguruar me donacion dhe pritet që në një periudhë të shkurtër të nisin procedurat për pajisjen, për rikonstruksionin e plotë të objektit në "Kozle".

 

 Ajo informoi se të martën kanë marrë sgkresë nga Fondi, ku janë miratuar mjetet për furnizimin e terapisë modulare.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR