• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti në Samitin "Ukraina – Evropa Juglindore": E dënojmë fuqishëm agresionin rus dhe urgjentisht kërkojmë ndalim të luftës

Mexhiti në Samitin

Shkup, 11 qershor 2025 (MIA) - Jemi të bashkuar përballë sfidave që kërcënojnë paqen, sigurinë dhe rendin ndërkombëtar. Dënojmë fuqishëm agresionin rus dhe kërkojmë ndaljen e menjëhershme të luftë, theksoi zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti në fjalimin në Samitin "Ukraina - Evropa Juglindore" që u mbajt në Odesë të Ukrainës.

Mexhiti shprehi falënderim për mikpritjen e autoriteteve ukrainase dhe e riafirmoi mbështetjen e palëkundshme nga ana e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Zëvendëskryeministri Mexhiti e ceki edhe përkushtimin e vendit për bashkëpunim të[ thelluar rajonal dhe ndërtim të një Evrope të sigurt, paqedashëse dhe demokratike.

Siç theksojnë nga Kabineti i Mexhitit, Samiti që u hap nga presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, paraqet vazhdim të takimeve të mëparshme të mbajtura në Athinë, Tiranë dhe Dubrovnik, me pjesëmarrje të përfaqësuesve të[ lartë nga vendet e Evropës Juglindore. Qëllimi kryesor është mbështetja për Ukrainën dhe përforcimi i bashkëpunimit rajonal dhe sigurisë.

Zëvendëskryeministri i parë kumtoi edhe status në profilin e tij në Fejsbuk në të cilin thekson se Maqedonia e Veriut qëndron në anën e vërtetë të historisë, "në mbështetje të Ukrainës në luftën e saj titanike për liri dhe demokraci".

"Në këto kohë të vështira për paqen dhe sigurinë evropiane, qëndrojmë fuqishëm krahas Ukrainës, e cila po lufton për idealet e lirisë dhe demokracisë. Sot, me ftesë të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski, po qëndrojmë në Odesë, ku po mbahet Samiti "Ukraina - Evropa Juglindore", ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme për rajonin tonë dhe për tërë kontinentin. Ky samit paraqet moment kyç për ta riafirmuar mbështetjen tonë të paluhatshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe për thellimin e partneritetit me vendet nga Evropa Juglindore në një kohë sfiduese për të gjithë ne", shkruan Mexhiti. ab/

foto: FB i Izet Mexhitit

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR