• e diel, 19 janar 2025

Mexhiti: Në historinë e Parlamentit të RMV-së nuk ka pasur interpelancë më të dobët se sa ajo kundër meje

Mexhiti: Në historinë e Parlamentit të RMV-së nuk ka pasur interpelancë më të dobët se sa ajo kundër meje

Shkup, 16 janar 2025

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha që Grubi ishte prurje e re që kishte ardhur nga një OJQ, por që kur e kishin vendosur bartës liste si BDI kishin marrë rezultatin më të dobët.

“Ne nuk e kishim betejën me Artanin, por ai ishte personi që kishte pozitat më të larta si në parti ngjashëm edhe në ekzekutiv. Rezultatin më të dobët në zgjedhje e kemi pasur në vitin 2016 kur bartës liste e kishim vendosur Artan Grubin. Ishte i deleguar i Ali Ahmetit që Grubi ta kap partinë”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai mes tjerash shtoi që Grubi ka kërkuar oferta edhe prej partive tjera se çfarë pozita do t’i ofrojnë.

“Ai nuk vjen as nga UÇK-ja, as LPK-ja, por nga një OJQ. Ai ka kërkuar oferta edhe nga partitë tjera. Po ta kishin dëgjuar popullin nuk do të kishin ardhur në këtë derexhe”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Korrupsioni nuk ka etni do të luftohet pa mëshirë

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për korrupsionin dhe u përgjigj pyetjeve të ngritura që mos po baltosen shqiptarët derisa për korrupsion akuzohet politikanët shqiptarë. Sipas Mexhtitit nuk janë maqedonasit që bëjnë listën e zezë, aty ka edhe shqiptarë edhe maqedonas, korrupsioni nuk njeh kufij etnik.

“Lista e zezë amerikane nuk bëhet nga maqedonasit, aty ka nga të gjitha etnitë. Prandaj, nuk mund të thuhet se është luftë e pastër e korrupsionit vetëm ndaj shqiptarëve. Ne nuk po veprojmë sikurse ishte pushtetit kur me kamera kanë burgosur shqiptarët. Nëse marrim rastet që janë hapur për korrupsion 70% janë maqedonas”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai shtoi tutje që kur Gruevski e Mijallkov u akuzuan për korrupsion nuk u tanguan qytetarët maqedonas, por vetëm këta dhe rrethi i tyre që ishin të përfshirë.

“Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkov në listë të zezë nuk u njollosën të gjithë qytetarët maqedonas se janë të korruptuar. U kritikua ajo udhëheqësi e VMRO-së, lufuan dy mandate në opozitë dhe u reformuan sot janë në pushtet. Tani ne nuk mund të themi që në Lotarinë shtetërore kanë faj të tjerët aty janë Artani e Përparimi. Te energjetika u hap lëndë edhe për Kova[evskin por ky i fundit nuk iku për tu bë atraksion. Ka njerëz të LSDM-së”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Në historinë e Parlamentit të RMV nuk ka pasur interpelancë më të dobët sesa ajo kundër meje

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për interpelancën e ngritur në Kuvend për shkarkimin e tij, sipas tij në historinë e Parlamentit të RMV nuk ka pasur interpelancë më të dobët sesa ajo për shkarkimin e Mexhitit.

“Ngren interpelancë opozita shqiptare, opozita maqedonase ta lëshon sallën kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e vendit. Prandaj, BDI në interpelancën që ngriti kundër meje nuk i besuan as vetë ata. Do të thotë deputetët e BDI-së disa as nuk kanë marrë pjesë atë ditë në atë seancë, kështu që ne sërish kemi respekt e përshëndetemi kur takohemi për ta ruajtur njerëzoren”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Kemi avancuar nga balancuesi në ligj, pra jemi për zgjidhje afatgjate

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për tërheqjen e balancuesit si mekanizëm i dështuar që sipas Mexhitit është një avancim i VLEN që ka arritur marrëveshje me partnerin e koalicionit për sjelljen e një ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat.

“Këta gjykatës kushtetues janë zgjedhur nga shumica e kaluar që tani e abroguan balancuesin. Nga koha kur ministër ishte Krenar Lloga, e abroguan ligjin për librat amë. Që BDI-ja as nuk ka pasur debat që a do të rikthehet apo do të ketë ndonjë zgjidhje tjetër. E njëjta gjykatë tani e ka abroguar edhe mekanizmin e balancuesit. Kur nuk ka pasur balancues numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë është rritur në mënyrë rapide”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai shtoi tutje që BDI kanë heshtur ndërkaq VLEN kanë vepruar duke siguruar ligj në vend të mekanizmit.

“Kur ka ardhur balancuesi është ulur numri. Viteve të fundit kanë dhënë nënshrkim edhe ministrat e BDI-së që balancuesit i ka skadu afati. Kur është abrogu ligji i librave amë ata kanë hesht për dallim prej nesh që kemi marrëveshje politike për ligjin për përfaqësim të drejt dhe adekuat”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Nuk preket Ligji për përdorimin e gjuhëve

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve nuk do të preket. Dhe se për këtë çështje shqiptarët nuk duhet të shqetësohen sepse jemi duke punuar për avancimin e saj jo degradimin.

“Nuk mund ta cenon askush gjuhën shqipe sepse është kategori kushtetuese. Nuk ka nevojë për shqetësim ligji si është implementohet. Tentimi jonë është që ta avancojmë tutje”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

E ngritëm ligjin e fundit që e ktheu presidentja. 20 vite liçensat dhe provimet e gjithë atyre që punojnë në çerdhe kanë qenë vetëm në gjuhën maqedonase. Vjen Fatmir Limani propozon një ligj që edhe në Strumicë apo Vallandovë ta merr liçensen në gjuhën shqipe. Prandaj, këtu ka qenë pengesa dhe kjo çështje është zgjidhur kjo është avancim dhe jo degradim”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Për herë të parë në historinë e këtij vendi dënohen maqedonasit që kanë përdhos flamurin tonë kombëtar

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha se për herë të parë në historinë e këtij vendi ka ndodhë që edhe maqedonasit të arrestohen e dënohen për përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar.

“Nuk ka pasur rast në historinë e vendit ku dënohet një maqedonas që ka përdhosur flamurin shqiptarë. Nuk ka dënim për festë, kanë festuar lirshëm në formën më të mirë të mundshme. Festa ka filluar në Qeveri e udhëhequr nga kryeministri, për herë të parë ka ndodhur kjo që në qeveri të organizohet ceremoni solemne për Marrëveshjen e Ohrit e Ditën e Alfabtetit”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai shtoi tutje që në dënime nuk do të ketë dallime etnike.

“Ata të cilët e kanë përdhos ose djeg flamurin kombëtar. Raste në Shkup, në Kërçovë, Prilep, Parimi është ky është dënuar vetëm ai që ka keqpërdorë. Çështja e policit, ka procedurë për kontrolle të brendshme, po hetohet për shkeljen”, përfundoi zëvendëskryeministri Mexhiti.

Stoillkoviqi është ministër pa resor ka bërë shkelje të ligjit

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast foli për qasjen destruktive të ministrit të kësaj qeverie, Ivan Stoillkovic, që sipas tij është e parëndësishme qasja e tij, nuk ka ndikim në politikat e vendit. Megjithatë, Mexhiti thotë që ai ka bërë shkelje të ligjit sepse ky shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

“Ky shtet e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur që nga viti 2008. Në momentin kur u votua për interpelancë ndaj tij edhe pse e kemi partner koalicioni nuk e kemi mbrojtur në Kuvend. Por, nuk duhet të harrojmë që më tepër Open Ballkan na ka ofruar me Serbinë se Stoillkovici”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Ai shtoi tutje që Stoillkoviqi ka probleme me vetveten.

Përse në Komunën e Çashkës nuk kemi kryetar shqiptar?

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, i ftuar në KohaCast tha se janë të interesuar që edhe Struga edhe Kërçova të vazhdojnë me kryetar shqiptar, por ai ngriti një pyetje që përse në Komunën e Çashkës edhe pse 53% janë shqiptarë, kryetari i Komunës vazhdon të jetë maqedonas, sipas tij ka ndonjë marrëveshje politike të ish pushtetit për këtë apo jo.

“Për ne është e rëndësishme që në Kërçovë e Strugë të kemi kryetar shqiptarë, nëse ka kandidat që dalin para nesh ne do t’i mbështesim por edhe ata duhet të na mbështesin neve. Ne duhet ta hapim temën ku në Komunën e Çashkës 53% janë shqiptarë, përse këtu kemi kryetar maqedonas, a ka pasur për këtë komunë marrëveshje politike”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Qytetarët kërkojnë shkrirjen e VLEN-it

Zëvendëskryeministri i parë, Mexhiti tha se janë të vetëdijshëm për fuqinë politike që ia solli bashkimi i partive shqiptare, prandaj çdo veprim i tyre në të ardhmen do të bazohet në kërkesat e qytetarëve. Që sipas Mexhtitit qytetari shqiptarë kërkon që në kampin shqiptarë të ketë vetëm dy blloqe politike, prandaj edhe po punojnë drejt shkrirjes së VLEN-it.

“Mendojë që e kemi lexuar atë që është qarkullon në terren se ka një frymë pozitive për këtë çështje. Bekim Qoku e ka ndihmuar procesin nuk e ka vendosur asnjëherë vetën para. Çështja e liderit nuk bën problemin unë jam për frymë ekipore. Rivaliteti ka gjithandej por nevoja për bashkim i tejkalon gjitha këto”, tha zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti.

Koalicioni VLEN

________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR