• e diel, 15 shkurt 2026

Mexhiti: Në Çair po zgjerojmë sistemin e kontejnerëve nëntokësorë drejt një standardi të ri urban

Mexhiti: Në Çair po zgjerojmë sistemin e kontejnerëve nëntokësorë drejt një standardi të ri urban

Shkup, 15 shkurt 2026 (MIA)- Komuna e Çairit po vazhdon me realizimin e projektit për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë, një nga projektet më moderne për përmirësimin e pastërtisë dhe rregullit urban në territorin e komunës.

Sot, në Fushë Topanë, Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, së bashku me drejtorin e NP “Higjiena Komunale”, Dragi Mitkovski, promovuan zgjerimin e këtij sistemi, i cili do të shtrihet në gjithë Çairin.

Deri më tani janë vendosur kontejnerë në 5 lokacione, me nga 3 kontejnerë nëntokësorë për secilin lokacion. Me vendosjen e setit të ri prej 3 kontejnerësh në lokacionin e gjashtë, aktualisht në Çair janë në funksion gjithsej 15 kontejnerë nëntokësorë.

Plani parasheh që deri në fund të vitit sistemi të vendoset në 15 lokacione, me mbi 50 kontejnerë nëntokësorë në shërbim të qytetarëve.

Ky investim përfaqëson një hap konkret drejt rritjes së higjienës publike, reduktimit të mbeturinave në hapësirat e hapura dhe përmirësimit të cilësisë së jetesës, duke e afruar Çairin me standardet bashkëkohore evropiane të menaxhimit urban.

QËNDRONI TË LIDHUR