• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mexhiti: Ministria e Shëndetësisë është partnere e personave me diabet, është nënshkruar vendimi për blerjen e shiritave

Mexhiti: Ministria e Shëndetësisë është partnere e personave me diabet, është nënshkruar vendimi për blerjen e shiritave

Shkup, 21 korrik 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhti, në takimin e sotëm i ka dëgjuar kërkesat e personave me diabet. Mexhiti, siç kumtoi MSH, shprehu mirëkuptim të plotë për kërkesat e tyre dhe sfidat me të cilat përballen.

"Siç informoi ministri në mbledhjen e mëngjesit të sotëm, po marrim të gjitha masat për të plotësuar kërkesat e personave me diabet. Ofrimi i kujdesit shëndetësor cilësor është prioritet për ta dhe Ministria do të jetë gjithmonë partner i tyre", theksohet në kumtesë.

Sot një nga kërkesat kryesore të tyre është realizuar. Është nënshkruar vendimi për përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm për blerjen e shiritave.

“Të gjitha procedurat në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer në një kohë sa më të shkurtër, vërtet më vjen keq që prokurimi është vonuar, është dashur të fillojë në dhjetor nga menaxhmenti i mëparshëm”, theksoi Mexhiti në takimin e sotëm me përfaqësuesit e Sindikatës së Shoqatave Diabetike, që u mbajt para protestës së paralajmëruar.

Ministri informoi gjithashtu se janë duke punuar për një zgjidhje sistemore që nuk do të lejojë vonesa në blerjet në të ardhmen, theksojnë nga MSH-ja. ls/

Foto: FB Fatmir Mexhiti

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR