• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti me përkrahje për aksionin e mbrëmshëm në Klinikën e Onkologjisë, pret hetim të shpejtë

Mexhiti me përkrahje për aksionin e mbrëmshëm në Klinikën e Onkologjisë, pret hetim të shpejtë

Shkup, 2 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i cili sot ka shprehur përkrahje për aksionin e mbrëmshëm të Prokurorisë dhe policisë në Klinikën për onkolgji, pret që institucionet shpejtë të prononcohen lidhur me hetimin. 

"Si ministër, dënoj fuqishëm të gjitha tentativat dhe veprimet e individëve apo grupeve, të cilët, nëpërmjet kompetencave diskrecionale dhe mënyrave të marrjes së vendimeve në favor të tyre, kanë shkaktuar dëme të pariparueshme në shëndetin dhe jetën e pacientëve, qytetarëve dhe shtetit. Pres që institucionet të marrin një vendim sa më të shpejtë në raport me hetimin", thuhet në deklaratën me shkrim të Mexhitit.

Në bazë të urdhërit gjyqësor, dje janë kryer bastisje në Klinikën për onkologji, si edhe në dy lokacione në banesa private në Shkup. Me këtë rast janë konfiskuar kompjuterë, të dhëna kompjuterike dhe dokumentacion tjetër, të cilat do të jenë lëndë e analizës dhe ekspertizës.

Siç informojnë sot nga Prokuroria publike, aksioni u zbatua në bazë të informatave në tekstet gazetareske lidhur me punën e Klinikës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR