• e premte, 05 dhjetor 2025

Mexhiti me mesazh përkrahje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!

Mexhiti me mesazh përkrahje në muajin rozë: Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!

Shkup, 9 tetor 2025

Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka publikuar një video sensibilizuese në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk, me rastin e muajit rozë, që i kushtohet ndërgjegjësimit, parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.

Në video, Mexhiti shfaqet përkrah grave të VLEN-it, duke përcjellë mesazhin domethënës, “Zbulimi i hershëm, shpëton jetën!”. Edhe gratë që shfaqen në video përcollën të njëjtin mesazh për kujdesin dhe kontrollin e rregullt shëndetësor, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes ndaj grave që përballen me këtë sëmundje.

Video meshazhi i Mexhitit:

https://drive.google.com/file/d/1oQhRWx1QMX1fk8rU-ACCSGd_Vfad0gmo/view?usp=sharing

QËNDRONI TË LIDHUR