• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Me emër dhe mbiemër duhet të dihet kush ka bërë gabim për Onkologjinë

Mexhiti: Me emër dhe mbiemër duhet të dihet kush ka bërë gabim për Onkologjinë

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, lidhur me rastin e Klinikës së Onkologjisë, ka theksuar se nuk do të lejojë të denigrohet manteli i bardhë dhe se duhet ditur me emër dhe mbiemër ai që ka bërë gabim dhe të mbajë përgjegjësi.

“Dihen saktësisht rregullat se si funksionon një institucion publik shëndetësor dhe si funksionon Ministria e Shëndetësisë. Për çdo gjë tjetër ka organe kompetente, më vjen mirë që tashmë po shohim një lloj epilogu të gjithë kësaj golgote. Ndërsa unë nuk do të lejoj të njolloset më mantili i bardhë. Duhet të dihet me emër dhe mbiemër se kush ka bërë gabim dhe të përgjigjet për këtë. Së pari, si mjek, si ministër dhe si person, nuk do të doja të besoja që dikush ka guxuar të bëjë abuzime të tilla. Ne si Ministri, të gjitha shërbimet, të gjitha njohuritë që kemi pasur, jemi realisht të hapur 24/7 për të gjitha organet hetimore, çdo informacion që kemi për të ndarë”, tha Mexhiti në emisionin “KOD” në televizionin Telma.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë, sa i përket raportit të auditimit për rezonancën magnetike, Mexhiti ka bërë të ditur se janë marrë masa të menjëhershme dhe është vepruar shpejt dhe me cilësi.

Ai deklaroi se projekti për centralizimin e Klinikës së Radiologjisë është në fazën përfundimtare, dhe synimi është që pacientëve t'u ofrohen kushte më të mira për mjekim dhe trajtim. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR