Mexhiti me arkitektin Bajram Vardari në terren, Masterplani për Çairin po konkretizohet (video)
- Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti bashkë me urbanistin Bajram Vardari dhe ekipin e tij edhe sot kanë qenë në terren.
- Post By Fami Bajrami
- 20:42, 22 shkurt, 2026
Shkup, 22 shkurt 2026 (MIA)- Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti bashkë me urbanistin Bajram Vardari dhe ekipin e tij edhe sot kanë qenë në terren.
Kjo dëshmon se Masterplani po konkretizohet hap pas hapi, përmes projekteve që po ndryshojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës në komunën e Çairit.
“Rrugët ‘Ferid Murati’ dhe ‘Mithat Frashëri’ po transformohen me përmirësime të dukshme në qarkullim dhe standard urban. Ka nisur edhe zgjerimi i bulevardit ‘Cvetan Dimov’, duke krijuar lëvizje më të sigurt dhe më efikase në Çair”, ka shkruar në një postim në Fejsbuk, Mexhiti.
Vendosja e kontejnerëve nëntokësorë, poashtu po sjell një sistem modern më të pastër dhe më të organizuar për menaxhimin e mbeturinave në Çair.
“Vazhdon edhe ndërtimi i pishinës së re si një investim i rëndësishëm për sportin dhe rininë dhe zhvillimin afatgjatë të komunitetit”, ka theksuar Mexhiti.