• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Maqedonia e Veriut ka përparim në zbutjen e rezistencës antibakteriale

Mexhiti: Maqedonia e Veriut ka përparim në zbutjen e rezistencës antibakteriale

Shkup, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka përparim në zbutjen e rezistencës antibakteriale. Këtë e theksoi sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti në panel-diskutimin "Bashkarisht në parandalimin e rezistencës antibakteriale", në organizim të Shoqatës për zhvillim të qëndrueshëm BIOM Shkup dhe komisionit multisektorial për kontroll të rezistencës antibakteriale pranë Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe me mbështetje të Organizatës botërore të shëndetësisë.

"Duhet të veprojmë sot, nëse duam të kemi shërim nesër. Të gjithë së bashku duhet të zgjidhim rezistencën antibakteriale. Themeli i sistemeve të forta shëndetësore është çelësi për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive dhe nxitjen e zhdukjes së tyre. Fusha e kirurgjisë së sigurt dhe e trajtimit të kancerit, e forcuar nga antibiotikët efektivë, janë pjesë përbërëse e menaxhimit të rreziqeve të infeksionit. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ne përballemi me një sfidë shqetësuese në formën e rezistencës antibakteriale, e cila kërcënon hapat që kemi bërë në të kaluarën duke zbatuar Strategjinë e Rezistencës Antibakteriale. Kjo rezistencë tashmë po bën dëmin e saj në shëndetin publik, duke çuar në rritje shkallën e vdekshmërisë, infeksione të vazhdueshme dhe rritje të kostove të kujdesit shëndetësor", deklaroi ministri.

Në kumtesën e MSH-së shtohet se ai ka thënë edhe se lufta kundër rezistencës antibakteriale ka pësuar pengesa gjatë pandemisë Covid, duke dëshmuar një rritje të përdorimit të papërshtatshëm të antibiotikëve. Ishte pikërishtë pandemia, ajo që theksoi rëndësinë e jashtëzakonshme të programeve për mbrojtjen dhe parandalimin, kontrollin e rezistencës antibakteriale.

"Në mbështetje të përpjekjeve të OBSH-së dhe organizatave të tjera relevante ndërkombëtare, ne si vend nënshkruam dokumentin e pranimit të udhëzuesit të OBSH-së për rezistencën antibakteriale 2023-2030, në tetor 2023 në takimin e OBSH-së në Astanë, Republika e Kazakistanit. Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në zbutjen e rezistencës antibakteriale. Aspekti 'Një shëndetësi' i parandalimit dhe kontrollit të AMR kërkon ndërhyrje shtesë. Veprimi kolektiv është i domosdoshëm për të trajtuar zhvillimin dhe përhapjen e rezistencës antibakteriale, jo vetëm midis njerëzve, por edhe në kafshë dhe në sektorin e prodhimit të ushqimit dhe mjedisin. Kjo qasje gjithëpërfshirëse, që mbulon shëndetin e njeriut, shëndetin e kafshëve, bujqësinë dhe mjedisin njihet si 'Një Shëndet'", theksoi Mexhiti.

Në deklaratën me shkrim, ai informon se këto ditë ka nënshkruar vendim për emërimin e një komisioni të ri multi-sektorial për t'u marrë me rezistencën antibakteriale në Maqedoninë e Veriut, i përbërë nga ekspertë dhe përfaqësues nga shëndetësia, veterinaria, bujqësia dhe mjedisi, me të cilin ne promovojmë qasjen shumësektoriale ndaj problemit të rezistencës antibakteriale në vendin tonë, pra gjegjësisht përqasja ndaj "Një shëndet".

"Jemi të vetëdijshëm se sfida të mëdha janë përpara nesh, si kudo në botë, por e rëndësishme është që ne të ecim në drejtimin e duhur, madje ndonjëherë edhe me hapa të vegjël. Për fund, ju bëj thirrje të gjithëve që të punojmë së bashku për të luftuar këtë të ashtuquajtur "ethe të heshtur", duke parandaluar përdorimin e papërshtatshëm të antibiotikëve dhe duke trajtuar rezistencën antibakteriale", nënvizoi ministri. ab/

Foto: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR