Mexhiti: Korridori 8 është prioritet për zhvillimin ekonomik të vendit
- Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti deklaroi sot se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit e në veçanti zhvillimin ekonomik.
- Post By Fami Bajrami
- 14:05, 28 tetor, 2024

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA)- Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti deklaroi sot se Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit e në veçanti zhvillimin ekonomik.
“Unë shpreh gëzimin personal që shohim punimet e para që kanë dalë në sipërfaqe dhe me këtë mbyllet tema e Korridorit 8 si temë politike. Korridori 8 është prioritet mbi prioritete për zhvillimin e vendit, për zhvillimin ekonomik, ku nuk kam aspak dilemë se me Behtel& Enka ne do të jemi dëshmitarë në javët dhe muajt që vinë për realizimin e projektit”, deklaroi Mexhiti.
Gjatë ditës së sotme Mexhiti së bashku me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski dhe ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler promovuan fillimin e punimeve të qeverisë në realizimin e Korridorit 8.