Mexhiti: Kemi vërejtje për punën e Ilire Dautit, por nuk përkrahim nisma nga e Majta
- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, tha se kanë vërejtje për punën e saj, por që nuk përkrahin nisma nga e Majta.

Shkup, 13 janar 2025 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti lidhur me interpelancën e kryetares së Komisionit parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, Ilire Dauti nga Fronti Evropian, tha se kanë vërejtje për punën e saj, por që nuk përkrahin nisma nga e Majta.
"Konfirmoj që Ilire Dauti ka qenë kryetare e Komisionit dhe do të mbetet kryetare e Komisionit. Mund të kemi shumë vërejrje për Dautin, por kur ka nismë nga e Majta, ne jemi kundër dhe prandaj do ta mbështesim", tha Medjiti.
Lidhur me interpelancat e fundit të ministrave që nuk u votuan të premten, Mexhiti tha se janë më të këqijat apo më të pavotuarat në historinë e Kuvendit.
“Të paraqitësh nismë për interpelanca dhe në fund të votojnë vetëm tre deputetë, kjo tregon se ne kemi mbështetje edhe brenda Frontit Evropian, madje edhe brenda BDI-së dhe se shumë njerëz atje mendojnë si ne dhe e kanë derën e hapur për t'iu bashkuar Vlenit”, deklaroi Mexhiti pas vizitës në Gostivar, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Lidhur me nismën për interpelancë të nënkryetarit të Qeverisë dhe Ministrit për marrëdhënie ndërmjet bashkësive, ivan Stoilkoviq, Mexhiti tha se asnjë nga deputetët e koalicionit VLEN nuk ka qenë i pranishëm në votimin e interpelancës së tij dhe kjo, siç tha ai, është një mesazh politik.
Në Kuvend të premten nuk kaluan katër interpelancat për punën e zyrtarëve qeveritarë. U mbështet vetëm interpelanca për kryetaren e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, e dorëzuar nga e Majta, me 61 vota “pro”, 22 kundër dhe asnjë “abstenim”. Kuvendi konstaton se pretendimet në interpelancë janë të bazuara. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e LSDM-së nuk, ndërsa kundër votuan edhe nga Vleni.
Me votimin e interpelancës, tashmë deputetët do të duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Komisionit parlamentar për Politkë Sociale, Demografi dhe Rini, pozicion ky që i takon Frontit Europian. Interpelanca për Dautin është dorëzuar në nëntor nga grupi parlamentar i së Majtës për shkak se Dauti, siç është theksuar në seancën e së premtes, me “sjelljen e saj të pandërgjegjshme, të papërgjegjshme, antikushtetuese dhe të kundërligjshme” ka penguar Ligjin për branitellat të dorëzuar nga LSDM-ja opozitare me atë që nuk e vendosi në rend dite të Komisionit me të cilin kryeson. ls/