• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mexhiti, Kasami dhe Gashi në takim për një bashkëpunim të mundshëm

Mexhiti, Kasami dhe Gashi në takim për një bashkëpunim të mundshëm

Shkup, 24 korrik 2023 (MIA) - Liderët e Alternativës dhe Besës, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami sot do të takohen me Izet Mexhitin, i cili para ca kohësh paralajmëroi se do të formojë lëvizje të re politike në të cilën tashmë janë përfshirë tre deputetë të radhëve të BDI-së, konfirmoi për MIA-n Mexhiti.

Në tryezën e përbashkët, Mexhiti, Kasami dhe Gashi pritet t'i vendosin qëllimet e përbashkëta dhe do t'i shqyrtojnë mundësitë e bashkëpunimit.

Tani e disa muaj në tryezë është vendosur pika për bashkimin e bllokut opozitar shqiptar. Qëllimi është bashkimi kundër BDI-së se vlerësojnë se funksionarët e atjeshëm kujdesen vetëm për ta, por jo edhe për qytetarët.

Siç potencojnë nga Alternativa për MIA-n, pas përfundimit të takimit mediat do të informohen përmes kumtesës.

Kryetari i Lëvizjes "Besa", Bilall Kasami javën e kaluar paralajmëroi se do të bashkëpunojë në një bllok opozitar më të gjerë edhe me Izet Mexhitin, të cilin e pret të formojë parti. Sipas Kasamit, është e mundur opozitarët të kenë listë të përbashkët.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR