• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mexhiti ka nënshkruar marrëveshje për kredi nga Ambasada zvicerane me vlerë tre milionë euro, me qëllim të përshpejtimit të procesit të grumbullimit të mbeturinave

Mexhiti ka nënshkruar marrëveshje për kredi nga Ambasada zvicerane me vlerë tre milionë euro, me qëllim të përshpejtimit të procesit të grumbullimit të mbeturinave

Shkup, 20 nëntor 2024 (MIA0) - Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot me drejtoreshën rajonale të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Mateo Kolanxheli, ka nënshkruar marrëveshje për kredi nga Qeveria zvicerane me vlerë prej tre milionë euro, me qëllim që përshpejtimit të procesit të grumbullimit të mbeturinave në shtet.

Siç tha Mexhiti, me Marrëveshjen, që do të thotë përkrahje institucionale dhe menaxhim korporativ, pritet të lehtësohet procesi i grumbullimit të mbeturinave dhe do të kontribuojë për zhvillim ndaj fazës së ardhshme, respektivisht reciklim të mbeturinave.

"Nënshkrimi i Marrëveshjes do të thotë ndihmë për përkrahje institucionale dhe menaxhim korporativ, me qëllim që të përshpejtohet dhe lehtësohet procesi i grumbullimit të mbeturinave në shtet dhe të shkojmë në fazën e ardhshme, reciklim dhe zgjidhje të këtij problemi shumëvjeçar të qytetarëve tanë në shtet", tha Mexhiti.

Drejtoresha e BERZh-it, Kolanxheli, potencoi se mjedisi jetësor i Ballkanit Perëndimor është fokus kryesor i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, duke theksuar se ky është investim i parë i llojit të tillë.

"Ky është investim i parë i llojit të tillë, ku me përkrahje në menaxhimin e mbeturinave të fuqishme janë përfshirë 45 komuna nga rajone të ndryshme në vend, ndërsa mbi një milion njerëz kanë dobi të drejtpërdrejtë. Me të vërtetë jemi krenarë në atë që e bëjmë së bashku me partnerët tanë dhe jemi të fokusuar drejt zbatimit efikas dhe të shpejtë të këtij investimi. Siç e dini, fokusi i ynë është ambienti jetësor i Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe këtë vend, ashtu që mjaftë do të merremi në këtë periudhë me këtë temë, me qëllim që t'i përforcojmë kapacitetet e këtij vendi dhe në kuadër të strategjisë sonë, e cila do të përgatitet për pesë vite, që do të punohet me Qeverinë e juaj. Deri tani kemi investuar shumë, rreth tre milionë euro, rreth 200 mijë euro për projekte të reja dhe do të vazhdojmë edhe më tej për përmirësimin e investimin në këtë fushë dhe përmirësimin e mjedisait jetësor në vendin e juaj", potencoi Kolanxheli.

Në nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes, në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ishte e pranishme edhe ambasadorja e Zvicrës në vend, Veronik Ulman, e cila potencoi se me këtë kredi, qytetatrët drejtpërdrejtë do të mund t'i shohin përfitimet në pesë rajone në vend, duke theksuar se intervenimet të cilat do të bëhen, do të jenë tërësisht të sigurta dhe në harmonizim me rregullativën dhe legjislaturën e Bashkimit Evropian.

"Zvicra vërtet kontribuon në zhvillimin e mjedisit jetësor. Do të mbulohen pesë rajone, ku qytetarët do të mund të shohin përfitimet dhe vërtet po bëjmë diçka për këtë. Kur udhëtoj në vendin tuaj të shkëlqyeshëm, njerëzit shumë shpesh thonë se duhet të bëjmë diçka për këtë dhe ja erdhi koha. Kjo është arsyeja pse Zvicra ka vendosur të ndihmojë dhe kontribuojë në zhvillimin e mjedisit në këto pesë rajone. Gjithashtu, krahas shtetit, duam të përfshijmë edhe aktorë tjerë si 'Pakomak', me të cilin duam të përmirësojmë riciklimin dhe të reduktojmë paketimin, në mënyrë që të rrisim ndërgjegjësimin e qytetarëve për të reduktuar mbeturinat të cilat i krijojnë apo riciklojnë. Me këtë intervenim teknik, do të ndihmojmë edhe për deponinë në Rusino, si dhe në pesë rajonet e tjera ku punojmë, me qëllim për të krijuar një mjedis të ri. Të gjitha këto intervenime që do të bëjmë, do të jenë plotësisht të sigurta dhe në përputhje me rregulloret dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian", theksoi Ulan. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR