• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti i prezantoi reformat në sistemin shëndetësor, transformim nga orientimi me diagnozë në pacient sistem centrik

Mexhiti i prezantoi reformat në sistemin shëndetësor, transformim nga orientimi me diagnozë në pacient sistem centrik

Shkup, 21 gusht 2023 (MIA) - Përforcimi i rolit të mjekëve amë, si dhe ulja e procedurave administrative për përshkrim të terapisë kronike, në brifingun e sotëm me gazetarë, u promovuan risitë në mbrojtjen primare shëndetësore, me qëllim të, siç u tha. afrimit dhe thjeshtimit të shërbimit për të gjithë pacientët.

"Në bazë të analizës së hollësishme, të cilën e kreu Minsitria e Shëndetësisë, me mbështetje nga institucionet e tjera kompetente dhe në bashkëpunim me Organizatën botërore të shëndetësisë, u pa nevoja për vendosjen e zgjidhjes sistematike për transformim të mbrojtjes primare shëndetësore, që paraqet bazë të tërë sistemit shëndetësor", informoi ministri Fatmir Mexhiti.

Ai sqaroi se transformimi i sistemit të MPSH-së është në drejtim të modernizimit dhe integrimit të shërbimeve me sfera të tjera të sistemit shëndetësor, me fokus të posaçëm në sëmundjet kronike, si dhe transformi të sistemit shëndetësir nga orientimi diagnostik - në pacient sistem qendror.

Në këtë mënyrë, theksoi ai, bëhet shkarkimi i shëndetësisë sekondare dhe terciale, përmes përforcimit të rolit të mjekëve amë, si dhe ulja e procedurave administratove për përhskrim të terapisë kronike.

"Paralelisht me atë do të mundësojmë numër më i madh i mjekëve nga praktika e përgjithshme të kenë specializim për mjekësi famiëjare, me qëllim që pacientët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në një vend - EKG, EHO, dopler, spirometri, pako LU1 të zgjeruar dhe të ngjashme", sqaroi ministri.

Të gjitha aktivitetet, tha ai. të cilat janë pjesë e reformës së MPSH-së, janë masë reformuese edhe në programin për reforma ekonomike të Qeverisë për periudhën 2023 - 2025, ndërsa i kapshëm është edhe propozimi të hyjnë në strategjinë e re të Bankës botërore për aprtneritet me shtetin tonë për periudhën 2024-2028.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, ai sqaroi se disa pacientë të caktuar nga Kriva Pallanka, nga Resnja po Struga, që duhet të zgjohen në pesë të mëngjesit për të udhëtuar, të humbin një dotë pune, ai që ka prindër të moshuar dhe të vijë të nënshkruajë për terapi, ajo terapi konziliare që prëshkruhet vetëm në shëndetësinë terciale, përkatësisht Qendrën klinike, prej tnai e tutje do të përshkruhet tek mjekët familjarë.

"Kjo është vetëm një nga ndryshimet e mëdha që do të ndodhin në mbrotjen primare shëdnetësore, E dini, një anëtar i tillë i fmaiëjes kur keni të sëmurë duhet të vini në Shkup, atë ditë ta shpenzoni dhe të shpenzoni së paku për mjete transportuese rreth 2-3 mijë denatë dhe atë pacientët e dinë më së miri. Kjo është masa e parë që ua paralajmërova edhe ditën e parë kur e mora detyrën e ministrit me kabinetin tim. Dhe më tutje do të pasojnë edhe të gjitha ndryshimet e tjera. Njëherit, të them se në mbrojtjen primare shëndetësore njëherë e përgjithmonë bëjmë decentralizim të shëndetësisë, atë që nuk e arritëm, ja, me komunat, me pushtezin lokal ta bëjmë në mënyrë indirekte, ne përmes mbrojtjes primare shëndetësore do të bëjmë decentralizim totalisht të tërë shëndetësisë në tërë vendin. Dhe një ta keni të qartë, dhe i tërë opinioni se njëherë e përgjithmonë punët në shëndetësi të fillojnë të zgjidhen kur të kemi bazë të mirë, kur do t'i keni këto ndryshime në mbrojtjen primare shëndetësore.

Ai i shprehi falënderim Zyres së Organizatës botërore të shëndetësisë për ndihmë të vazhdueshme teknike dhe mbështetje për përforcim të sektorit shëndetësor në shtetin tonë, si dhe të gjithë kolegëve dhe bashkëpunëtorëve, të përfshirë në proces, të cilët aktivisht kontribuojnë për avancim të sistemit shëndetësor dhe afrim të shërbimeve shëndetësore më afër pacientëve.

Ministri, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, deklaroi se bëhet fjalë për përditësim të "Temrinit Tim".

Më konkretisht për risitë në sistemin e mbrojtjes primare shëndetësore, informoi mjeku Zllate Mehmedoviq, koordinues i reformave në mbrojtjen primare shëndetësore.

Në konkludimet nga analiza, ai tha se udhëzimet për skrining nuk janë implementuar sistematikisht, ndërsa rastet zbulohen vonë, shpesh si raste akute, rrallë diagnostifikohen tek pacientët asimptomatik.

Duke folur për MPSH-në, tani më shumë se kurdo herë, ai tha se mjeku amë është kompetent dhe i edukuar në mënyrë gjithpërfshirëse të kujdeset për sëmundjet kronike, në pajtim me udhëlzimet e caktuara nga ekspertët.

Duke folur për hapa të ardhshëm, ai foli për sigurim të specializimit për mjekësi familjare për mjekë të cilët tashmë punojnë si mjekë të zgjedhur, sendërtim të moduleve softuerike në sistemin e "Terminit TIm" për formularë dhe modul për udhëzime të mençura të cilat përmes e-udhëzimeve klinike do të ndihmojnë gjatë sjelljes së vendimeve për shërbimet dhe do ta përmirësojnë koordinimin me mbrojtjen sekondare shëndetësore, krijimin e profilit të ri të infermieres në MPSH dhe zhvillim të sistemit për caktim elektronik tek mjeku i zgjedhur, pajisje e ordinancave të mjekëve të zgjehdur me pako për shenja vitale - otoskop, rinoskop, oftalmolog, aparat për presion të gjalur, stetoskop, EKG dhe inhalator, pajisje të mjekëve të zgjedhur  të grupuar nga tre për rajone me: spirometër dhe EHO, sigurim të mjeteve financiare për infermiere të dytë dhe/ose administrator dhe stimulim të mjekëve të zgjehdur të cilët janë specialistë për mjekësi familjare, përgatitje të udhëzimeve për mjekët e zgjedhur nga mbrojtja primare shëndetësore për pesë sëmundje shtesë, përgatitje e udhëzimeve për mjekët e zgjedhur gjinekologë, përgatitje të udhëzimeve për mjekët e zgjedhur të pediatrisë. ab/

Foto: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR