• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: I kërkuam kompanisë prokuruese që sa më shpejtë t'i sjellë shiritat dhe aparaturat për diabetikët

Mexhiti: I kërkuam kompanisë prokuruese që sa më shpejtë t'i sjellë shiritat dhe aparaturat për diabetikët

Shkup, 8 nëntor 2023 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot deklaroi se bëhen përpjekje për të siguruar më shpejtë shirita dhe aparate për diabetikët.

"Problemin me diabetikët e dini, është vonuar tenderi. Kompania ka afat prej tri deri gjashtë muaj, që ende nuk ka kaluar, por përpjekjet tona ishin maksimale, e lutëm edhe kompaninë të na kuptojë që të mund më shpejtë t'i sjellë shiritat dhe aparatet", tha Mexhiti, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për problemet e diabetikëve.

Ai në deklaratën gjatë vizitës së tij në Klinikën për radioterapi dhe onkologji theksoi se tashmë kanë arritur 17 mijë shirita dhe aparate para dy javëve dhe informoi se ato tashmë janë shpërndarë nëpër barnatoret për insulinë. ss/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR