• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

Mexhiti: Filloi shfrytëzimi i mjeteve për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave të ofruara nga BEI-ja

 Shkup, 25 dhjetor 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot e nënshkruajti Marrëveshjen e Parë të Furnizimit Publik me ofertuesin e përzgjedhur më të favorshëm për furnizimin e instrumenteve matëse për leximin në distancë me instalimin dhe konfigurimin e pajisjeve të leximit, në Komunën e Kavadarit, informojnë nga Ministria. 

Marrëveshja  në vlerë prej 300.000 euro dhe do të zgjasë 12 muaj nga dita e nënshkrimit.

"Me këtë edhe zyrtarisht filloi realizimi i projektit “Përmirësimi i infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut”, për të cilin janë siguruar mjete në vlerë prej 55 milionë euro përmes kredisë nga Banka Evropiane për Investime. Kredia mbulon të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut të cilat me projektet e tyre prioritare aplikojnë në Ministri për realizimin e tyre", thonë nga MMJPH.

 Zbatimi i projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore po zhvillohet me një dinamikë  të përshpejtuar dhe në ditët në vijim pritet të nënshkruhen marrëveshjet për furnizim publik me ofertuesit më të favorshëm për kryerjen e punimeve në disa komuna të tjera të vendit.

Foto: MMJPH 

 

QËNDRONI TË LIDHUR