• e martë, 25 qershor 2024

Mexhiti e mori postin e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Mexhiti e mori postin e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Shkup, 24 qershor 2024 (MIA)  - Ministri i sapoemëruar për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, Izet Mexhiti sot e mori funksionin nga ministrja e deritanishme Kaja Shukova. 

Shukova e informoi Mexhitin mbi proceset aktuale dhe sfidat në mjedisin jetësor dhe i uroi suksese në kryerjen e detyrës.

Ministri Mexhiti njoftoi se në të ardhmen Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të propozojë dhe zbatojë politika për përmirësimin e mjedisit dhe cilësisë së jetës së qytetarëve si prioritet absolut dhe se në këtë sfidë Qeveria do të jetë së bashku me qytetarët dhe sektorin civil për çdo iniciativë që synon të mirën e përbashkët. qa/

Foto: Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

QËNDRONI TË LIDHUR