• e shtunë, 23 nëntor 2024

Mexhiti dhe Limani në takim me pensionistët në Çair

Mexhiti dhe Limani në takim me pensionistët në Çair

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, së bashku me ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe Të rinjve, Fatmir Limani, kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe deputetin, Bekim Sali sot u takuan me përfaqësuesit e Shoqatës së pensionistëve në Çair.

Mexhiti i informoi pensionistët për procedurën rreth pagesës së mjeteve nga rritja lineare të pensioneve në vlerë prej pesë mijë denarëve.

Ministri Mexhiti në takim foli për dy fazat e rritjes së pensionit, gjë që Qeveria e vendosi në muajin e kaluar me datë 28-të. Faza e parë e rritjes së pensionit fillon nga muaji shtator i këtij viti, ndërsa rritja +2,500 denarë vazhdon në muajin mars të vitit të ardhshëm. Poashtu ministri Mexhiti u zotua para pensionistëve se kjo nuk do të jetë e tëra, vazhdimisht Qeveria do të angazhohet për të punuar në të mirë të qytetarëve.

"Ndryshe nga Qeveria e kaluar, kjo Qeveri do të jetë e fokusuar në ekonomi pasiqë themeli për të siguruar zhvillim dhe mirëqenie të qytetarëve është një ekonomi e mirë dhe stabile”, tha ministri Mexhiti. Përmirësimi i nivelit të jetesës për pensionistët dhe jo vetëm, është prioriteti i Qeverisë. Ky ishte një hap i rëndësishëm për mirëqenien e pensionistëve dhe për ta mbështetur fuqinë blerëse në ekonomi.

Në pyetje të gazetarëve nëse me sindikatat do të ulet të bisedohet për kërkesën e re për rritje të rrogës minimale në 450 euro, ministri Limani theksoi se janë në kontakt dhe planifikojnë të ulen së bashku për të parë cilat janë mundësitë reale.

"Jemi në kontakt. Planifikojmë të ulemi së bashku, të shohim cila është situata reale. E dimë se qeveria e kaluar ka shfrytëzuar apo keqpërdorur buxhet prej rreth 60 deri 80 për qind të Ministrisë sonë, me çka i çon në pikëpyetje edhe pagesat e rregullta të rrogave, por për këtë do të informojmë plotësisht", tha Limani.

Foto: Lëvizja demokratike

QËNDRONI TË LIDHUR