• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti: Deri tani askush nuk ëshët përjashtuar nga partia, kur të merret vendimi, do të prononcohemi

Mexhiti: Deri tani askush nuk ëshët përjashtuar nga partia, kur të merret vendimi, do të prononcohemi

Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Nënkryetari i BDI-së dhe udhëheqësi i "grupit të zjarrit", Izet Mexhiti tha se është i befasuar nga porositë e liderit partiak, Ali Ahmeti në tubimin e djeshëm në Çair. Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi nga tubimi porositi se "nuk mund të përplasesh me trenin", ndërsa Ahmeti se "jo me tren, por me uragan të pandalshëm, i cili mund t'i fshijë të gjithë që dalin para tij".

Mexhiti në emisionin në televizionin Klan Maqedoni e komentoi edhe mundësinë që ai dhe ithtarët e tij të përjashtohen nga BDI. Tha se deri tani nuk ka ndodhur që dikush të përjashtohet nga partia, por, siç tha, atëherë kur të merret vendim, atëherë do të vendosin si të veprojnë.

"Mund madje edhe të na përjashtojë. Flitej edhe se në tubim publikisht do të na përjashtojë. Por, ne do të deklarohemi kur të merret vendimi. Tani për tani kërkojmë që debati të kthehet aty ku duhet. Në këto 22 vite nuk di nëse ka përjashtuar dikë. Nëse ndodh kjo, kjo do të jetë risi në BDI dhe edhe një herë do të tregojë se BDI-ja ka ndryshuar, se nuk është ajo nga e kaluara. Për këtë shkak nuk besoj në këtë. Do ta vazhdojmë luftën tonë me argumente deri te qytetari, deri te votuesi. Jemi të bindur se do të dalim fitues", deklaroi Mexhiti.

Për dorën e shtrirë për pajtim nga Grubi, nënkryetari i BDI-së thotë se "edhe vet Grubi nuk beson në atë që e thotë".

"Harron se unë isha BDI kur ai ishte kundër BDI-së edhe kur nuk ishte në BDI edhe kur ishte në organizatën joqeveritare 'Zgjohu', i ndihmova...Nga njëra anë e shtrin dorën, ndërsa nga ana tjetër e shkarkon zëvendës ministrin Bashkim Hasani. Janë ndërrruar sektretarë shtetërorë, drejtorë...e ka kthyer ndjenjën e diferencimit", tha Mexhiti. bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR