• e diel, 22 dhjetor 2024

Mexhiti: Deri në Vitin e Ri do të miratohet një ligj i ri për lojërat e fatit, i cili do të jetë më i rreptë

Mexhiti: Deri në Vitin e Ri do të miratohet një ligj i ri për lojërat e fatit, i cili do të jetë më i rreptë

Shkup, 21 nëntor 2024 (MIA) - Deri në Vitin e Ri do të miratohet Ligji i ri për lojërat e fatit, i cili do të jetë shumë radikal, i rreptë dhe do të korrigjojë gabimet tuaja, theksoi sot nga foltorja e Kuvendit, zëvendës kryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, i cili është përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputetja, Rina Ajdari nga BDI-ja dhe e cila theksoi se nuk ka asgjë nga mbyllja e kazinove, që e ka paralajmëruar kjo qeveri.

Mexhiti në përgjigjen e tij ka theksuar se edhe zogjtë e dinë se kush ka bërë kazino në çdo lagje apo mëhallë.

"Kjo qeveri i ka shpallur luftë këtij biznesi dhe në seancat e para të qeverisë ne kërkuam një interpretim autentik dhe ju të nderuar deputetë do të na konfirmoni se qeveria e kaluar, zëvendëskryeministri nga qeveria e kaluar, i ka nënshkruar në mënyrë të paligjshme ato kontrata për kazinotë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duke marrë parasysh interpretimin autentik, ne kemi marrë një vendim për mbylljen e këtyre kazinove online dhe nga viti i ri do të miratohet Ligji për lojërat e fatit", theksoi Mexhiti.

Deputetja Ajdari i parashtroi pyetje Mexhitit dhe se para një dite është pajtuar me deklaratën e Kurtit, me të cilën gjuha shqipe nuk ishte zyrtare. "Kur e thatë të vërtetën dhe nëse gjuha shqipe është zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pasi deklaratat e eksponentëve tuaj nga koalicioni VLEN janë të kundërshtuar", ishte pyetja e Ajdarit.

Mexhiti u përgjigj që të mos ngatërrohen gjërat, pasi askush nuk e mohon se ka pasur përparim në përdorimin e gjuhës shqipe.

"Se anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë zgjedhur nga ju dhe ky është fakt, që ju e keni dërguar ligjin në Komisionin e Venecias, edhe ky është fakt. Deklaratat publike të ministrave tuaj në katër vitet e fundit ishin në atë linjë se do të pranoheshin vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe për këto vërejtje, ku i përmendëm dhe se nuk u zbatuan, megjithëse në atë akt nuk kishte kartëmonedha dhe ato gjëra që ishin problematike dhe uniformat, nuk kishte zbatim të këtij ligji. Rreth balancuesit, ministrat tuaj dhanë mendim dhe janë identikë me këta gjyqtarë kushtetues, të cilët janë në të njëjtën linjë", tha Mexhiti.

Ai potencoi se nuk mund të kërkojnë që diçka të zgjidhet për tre muaj, kur nuk është zgjidhur prej 20 vitesh.

"Asgjë nuk mund të zgjidhet kur qeveria ishte e varur nga ju, veçanërisht qeveria e fundit, ju e shpenzoni mandatin për të mos avancuar përdorimin e gjuhës shqipe, por e harxhuat mandatin për atë që drejtoi Qeverinë për zhvillimin e kazinos dhe bizneset tjera, ndërsa drejtësia dhe gjykata do ta thonë fjalën e tyre", deklaroi Mexhiti. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR