Mexhiti: Badenteri dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e shtetit të Maqedonisë
- Në një ngjarje të mbajtur në Çair, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës, Izet Mexhiti u pyet për deklaratat e fundit lidhur me parimin e Badenterit.
- Post By Fami Bajrami
- 21:53, 30 gusht, 2025
Shkup, 30 gusht 2025 (MIA)- Në një ngjarje të mbajtur në Çair, kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të komunës, Izet Mexhiti u pyet për deklaratat e fundit lidhur me parimin e Badenterit.
Mexhiti tha se në këtë periudhë fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet lokale dhe problemet e qytetarëve, ndërsa temat e tjera do të trajtohen në zgjedhjet parlamentare.
“Ne jemi në fushatë për zgjedhje lokale dhe duhet të merremi me hallet e qytetarëve. Kur të vijnë zgjedhjet parlamentare, do të merremi edhe me ato tema. Sa i përket deklaratave të Dimitrievskit, ai me gjasë merret me filma para vitit 2001. Ato filma kanë përfunduar. Badenteri dhe Marrëveshja e Ohrit janë themelet e shtetit të Maqedonisë. Kjo është e ardhmja. Gjithçka tjetër është një film i parë dhe pjesë e së kaluarës", u shpreh Mexhiti për gazetarët gjatë promovimit të projektit në lagjen e Gazi babës.
Sipas tij, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe mekanizmit të Badenterit mbetet themeli i barazisë ndëretnike dhe stabilitetit të vendit.