• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mexhiti bën thirrje për vaksinim të fëmijëve sepse kjo shpëton jetë

Mexhiti bën thirrje për vaksinim të fëmijëve sepse kjo shpëton jetë

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Bëjmë thirrje për vaksinim sepse vaksinat shpëtojnë jetë, tha sot ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, se si është gjendja me kollën e madhe në shtet, nëse ka të bëjë me atë që shumë njerëz nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre dhe çka planifikohet të ndërmerrert në lidhje me këtë.

"Ju e dini që ne i kemi ndërmarrë të gjitha hapat, jemi duke bashkëpunuar me të gjitha institucionet evropiane në atë drejtim dhe po shkon në drejtim të mirë. Pra, ne nuk mund të ndryshojmë mendësinë e qytetarëve brenda natës, por, i bëj thirrje të gjithëve, e ardhmja jonë janë fëmijët tanë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve që të vaksinohen sepse në radhë të parë na mbron dhe na shpëton jetën. Prandaj duhet ta kuptojnë dhe dalëngadalë do ta kuptojmë të gjithë se vaksinimi i së ardhmes sonë është mbi të gjitha dhe kjo është e ardhmja e vendit tonë", theksoi ministri.

Mexhiti, i cili ishte në hapjen e Poliklinikës së re në Saraj, u përgjigj edhe në pyetjen se kur do të fillojnë punësimet të cilat ishin paralajmëruar në shëndetësi dhe nëse do të kenë përparësi ata që janë me kontratë në vepër ose edhe këtu do të ketë balancues. 

"Fakti që askush nuk besonte se do të gjenim një zgjidhje, e bëmë. Tashmë 1.117 vende pune nga kjo qeveri dhe kjo që thashë, ju e dini më mirë se unë si gazetarë që procedurat ligjore janë ato, që nuk mund t'i ndalojmë askujt të konkurrojë në ato konkurse, por personalisht thashë që do ta vëzhgoj të gjithë procesin dhe do të gjejmë një zgjidhje dhe do të punojmë vërtet shumë për ta bërë atë drejtë. Së bashku ne do të vazhdojmë të punësojmë kuadër të kujdesit shëndetësor që ka pasur mungesë gjatë viteve të fundit. Do të ketë sistemim të ri, riorganizim të ri dhe një organizim të ri në të gjithë sistemin shëndetësor. Shëndetësia nuk do të jetë më e njëjta, do të veprojmë me shumë seriozitet si më parë edhe me 'trikafta' dhe të gjitha të tjerat. Në shëndetësi gjërat po ecin përpara dhe po përmirësohen", nënvizoi ministri.

I pyetur se kur do të shpallen konkurset, ai u përgjigj se tashmë po punohet në këto procedura. 

"Po mbledhim të gjitha informacionet dhe të gjitha konkurset do të shpallen së shpejti. Por, ju e dini, ne kemi nevojë për sistemim përmes MSHIA-së, po u bëjmë presion të gjitha këtyre institucioneve, kabineteve qeveritare, ministrive, që ta realizojmë me dinamikë këtë siç e kemi nisur. Shëndeti i pacientëve është para së gjithash", nënvizoi Mexhiti. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR