Mexhiti: AKI do të shpërbëhet
- Lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili në rrethin e parë të zgjehdjeve lokale e fitoi kundërkandidatin e tij, Bujar Osmani në garën për kryetar të Komunës së Çairit, sonte në TV 21 deklaroi se Aleanca kombëtare për integrim (AKI) do të shpërbëhet dhe se do të ketë ndryshime strukturore.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:38, 29 tetor, 2025
Shkup, 29 tetor 2025 (MIA) - Lideri i VLEN-it, Izet Mexhiti, i cili në rrethin e parë të zgjehdjeve lokale e fitoi kundërkandidatin e tij, Bujar Osmani në garën për kryetar të Komunës së Çairit, sonte në TV 21 deklaroi se Aleanca kombëtare për integrim (AKI) do të shpërbëhet dhe se do të ketë ndryshime strukturore.
Mexhiti theksoi se në AKI kanë shpresuar se do të kenë një pjesë të madhe të trupit votues pas largimit të Arben Taravarit nga VLEN-i, por e kanë humbur shpresën pas rezultateve nga zgjedhjet lokale.
"Po, filloi, sepse nuk e kam pritur këtë rezultat në AKI, posaçërisht me largimin e taravarit para gjashtë muajve, menduan se kanë 90 për qind të trupit votues. Gjithashtu, këtu në 21 kam elaboruar se liderët mund të largohen, por anëtarësia do të mbetet në VLEN dhe kjo u dëshmua edhe këtu. Ata nuk e kanë pritur këtë rezultat dhe kjo nuk është ndjenjë e humbjes për ta. Tani është ndjenjë e humbjes së shpresës. Do të thotë edhe ata e humbën shpresën për kthim apo për diçka tjetër. Prandaj, një pjesë e mirë e trupit votues filloi të lëvizë. Struktura e vërtetë, t'i bashkohen VLEN-it. Ekzistojnë komunikime. Mendoj, pres që AKI të shpërbëhet dhe të ketë lëvizje të reja", tha Mexhiti.
Lidhur me mundësinë që Ziadin Sela të hyjë në Qeveri, Mexhiti deklaroi se nuk e mohon atë, sepse skena politike tek partitë shqiptare tani është "e prëzier".
"Nuk e mohoj këtë. Mund të jetë", tha Mexhiti, ndërsa në pyetjen nëse ka pasur ndonjë bisedë, u përgjigj: "Komunikojmë. Skena politike u bë aq e prëzier, ndodhën shumë turbulenca derisa nuk u formuan dy taborre. Dhe mendoj se akoma do të ketë turbulenca". ab/
Fotо: printskrin