• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mexhiti: Abdush Demiri është kandidat i opozitës shqiptare për anëtar të KSHZ-së

Mexhiti: Abdush Demiri është kandidat i opozitës shqiptare për anëtar të KSHZ-së

Shkup, 7 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në emisionin e sotëm "Top Tema" në televizionin "Telma" tha se Abdush Demiri është kandidati i bllokut opozitar shqiptar "Lidhja evropiane për ndryshim" për anëtar të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ). 

Sipas Mexhitit, kandidati i tyre i përmbush kushtet dhe do të aplikojë në konkurs. Ai vend në KSHZ, thotë Mexhiti, duhet të plotësohet sa më shpejtë që, siç tha, të ndërpriten spekulimet se Qeveria po përgatit zgjedhje jo korrekte. 

"Vetë fakti që është kërkuar mendim nga një komision në Kuvend për të përcaktuar se kujt i takon ai vend, do të thotë se po përgatitet një skenar", tha Mexhiti, duke shtuar se qëllimi është që ata të jenë jashtë fushatës mediatike dhe të mos kenë anëtarë në komisionet zgjedhore.

Pas emërimit të Krenar Llogës si ministër i Drejtësisë u zbraz një vend në KSHZ i cili duhet të plotësohet me përfaqësues nga opozita. 

Demiri, i cili është anëtar i Lëvizjes Besa, në vitin 2020 ishte drejtor në Agjencinë për Punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR