Mexhik Xhonson është sportisti i katërt, i cili ka fituar një miliard dollarë
- Ish basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Mexhik Xhonson, u bë sportisti i katërt, i cili fitoi një miliardë dollarë, ka bërë të ditur Forbs.
- Post By Fami Bajrami
- 12:43, 30 tetor, 2023
Los Anxhelos, 30 tetor 2023 (MIA) - Ish basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Mexhik Xhonson, u bë sportisti i katërt, i cili fitoi një miliardë dollarë, ka bërë të ditur Forbs.
Edicioni vlerëson pasurinë e amerianit 64-vjeçar në 1,2 miliardë dollarë.
Xhonson e fitoi pjeësn më të madhe të pasurisë së tij pasi përfundoi karriera e tij si lojtar. Ai njihet se zotëron aksione në tre ekipe të Los Anxhelosit (në bejsboll, MLS dhe NBA për femra).
Paraprakisht, sportistët që u bënë miliarder janë: gjashtë herë kampioni në NBA, Majkël Xhordan, katër herë kampion në NBA, Lebron Xhejms dhe 15 herë fitues i turneve më të mëdha në golf, Tajger Vuds.
Xhonsoni luajti për Lejkers në fillimet e karrierës së tij. Ai është pesë herë kampion në NBA (1980, 1982,1987,1988), si dhe kampion olimpik në vitin 1992. rq/bsh/
Foto: EPA