Mesi u kthye në stërvitjet në PSZH, është suspenduar për shkak të një udhëtimi në Arabinë Saudite
- Futbollisti argjentinas Lionel Mesi ka filluar të stërvisë me Pari Sen-Zhermen.
- Post By Melahat Baftija
- 15:18, 8 maj, 2023

Paris, 8 maj 2023 (MIA) - Futbollisti argjentinas Lionel Mesi ka filluar të stërvisë me Pari Sen-Zhermen.
Klubi parizien publikoi se sot sulmusi është kthyer në stërvitjet me ekipin.
Kujtojmë se paraprakisht PSZH e ka suspenduar futbollistin 35 vjeçar për dy javë për shkak të një udhëtimi pa leje në Arabinë Saudite. Argjentinasi kërkoi ndjesë për udhëtimin.
Mesi nuk ka qenë në përbërjen e kampionit aktual francez në ndeshjen e Ligës 1 kundër Troa (3:1) të luajtur dje në mbrëmje. mb/
Foto: EPA