• e hënë, 01 korrik 2024

Mesi shpallet lojtari i vitit 2023 nga FIFA

Mesi shpallet lojtari i vitit 2023 nga FIFA

 Londër, 16 janar 2024 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit dhe Argjentinës, Lionel Mesi është shpallur lojtari më i mirë për vitin 2023 në përzgjedhjen e Federatës Botërore e Futbollit (FIFA).

 Mesi ka munguar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve "The Best FIFA Football Awards" të mbajtur mbrëmë në Londër.

 Argjentinasi i mundi finalistët për çmimin  - sulmuesin e Mançester Sitit, Erling Haland dhe anëtarin e PSZH-së Kilian Mbape.

 Mesi për herë të tretë në karrierë e fitoi çmimin "Më i miri". Paraprakisht  fitoi në vitin 2019 dhe 2022. Kristiano Ronaldo (2016 dhe 2017) dhe Robert Levandovski (2020 dhe 2021) secili dy herë ka fituar këtë çmim.

 Që nga vera e kaluar, argjentinasi 36-vjeçar luan për Inter Majamin në MLS. Sezonin e kaluar, Mesi ka luajtuar 14 ndeshje për ekipin, shënoi 11 gola dhe bëri pesë asistime.

 Me Argjentinën, Mesi u bë kampion bote më 18 dhjetor të vitit 2022. Në finalen e turneut në Katar, argjentinasit e mundën kombëtaren franceze (3:3, 4:2 në penallti). Mesi u shpall lojtari më i mirë i turneut. Në Kupën e Botës të vitit 2022, ai shënoi shtatë gola.

 Foto: FIFA

 

QËNDRONI TË LIDHUR