• e premte, 26 korrik 2024

Mesi kërkon nga Inter Majami ta angazhojë Modriqin

Mesi kërkon nga Inter Majami ta angazhojë Modriqin

Madrid, 2 tetor 2023 (MIA) - Mesfushori i Real Madridit, Lluka Modriq mund ta vazhdojë karrierën në ligën amerikane MLS, njofton "Kadena Ser".

Kroati (38) do të mund të kalojë në Inter Majami. Ylli i parë i ekipit nga Florida, Lionel Mesi kërkoi nga udhëheqësia e klubit që ta angazhojë Modriqin.

Kroati këtë verë e vazhdoi kontratën me Realin deri në fund të sezonit 2023/2024. Këtë sezon ka luajtur shtatë ndeshje për klubin madrilen pa shënuar asnjë gol.

Në mediumet spanjolle shumë shpesh pas fillimit të sezonit shkruan për pakënaqësinë e Modriqit për statusin e humbur të lojtarit standard në përbërjen e parë, ndërsa stafi i madrilenëve nuk është i kënaqur nga paraqitjet e tij. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR