• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mesi i gatshëm për gjysmëfinalen me Kanadanë në Kopa

Mesi i gatshëm për gjysmëfinalen me Kanadanë në Kopa

Nju - Xhersi, 9 korrik 2024 (MIA) - Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi do të jetë i gatshëm për gjysmëfinalen e sontme të Kopa Amerika kundër Kanadasë në Nju-Xhersi, deklaroi përzgjedhësi i përfaqësueses, Lionel Skaloni.

Mesi u kthye në fushë në çerekfinalen kundër Ekuadorit, pasi e humbi ndeshjen e fundit nga faza e grupeve për shkak të një lëndimi. Ai e luajti tërë ndjeshjen, por dukej se nuk është i gatshëm fizikisht. 

Ylli 37-vjeçar i Inter Majamit humbi një penallti gjatë paraqitjeve në stadiumin Hjuston.

"Leo është mirë, prandaj do të jetë pjesë e ndeshjes, ne jemi të qetë rreth kësaj", deklaroi Skaloni në konferencën e tij për media të hënën. Niveli i tij, vazhdoi përzgjedhësi, është mirë, ai është lojtar kyç për ne. 

Argjentina dhe Kanadaja do të takohen për të dytën herë në turneun pas ndeshjes hyrëse në grupin A, të cilin e fituan kampionët botërorë me rezultatin 2:0.

Megjithatë, Skaloni paralajmëroi se këtë herë ai dhe trajneri kanadez Xhesi Marsh do të kërkojnë "diçka ndryshe".

"Të gjithë trajnerët po bëjnë përpjekje që t'i përmirësojnë gabimet dhe ta lëndojnë kundërshtarin", deklaroi eksperti 46-vjeçar. Çdonjëri duhet të bëjë diçka ndryshe. Do të bëjmë përpjekje që të ruajmë topin dhe t'i pengojmë që të luajnë në stilin e tyre", shtoi Skaloni. 

Ndërkohë, çerekfinalja e Argjentinës kundër Ekuadorit, e fituar në penallti, ishte ndeshja më e shikuar e futbollit në Kopa Amerika në historinë e Foks sports me 1,87 milionë shikues në SHBA. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR