• e premte, 05 korrik 2024

Mesi do të mungojë në shtatë ndeshje të Inter Majamit për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës

Mesi do të mungojë në shtatë ndeshje të Inter Majamit për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Amerikës

Londër, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit, Lionel Mesi do të mungojë në shtatë ndeshje në MLS-në amerikane në vitin 2024, shkruan "Daily Sport".

Futbollisti nuk do të jetë prezent në ndeshjet kundër DC Junajted, Nju-Jork Red Bulls, Filadelfias, Kolumbus Kru, Neshuilit, Sharlotit dhe Sinsinatit për shkak të pjesëmarrjes së kombëtares argjentinase në Kupën e Amerikës.

Turniri do të mbahet nga 20 qershor deri më 14 korrik në vitin 2024. Pasiqë MLS-ja nuk pajtohet me kalendarin e FIFA-s, njëkohësisht do të luajnë ndeshje në Kampionatin amerikan.

Mesi do t'i bashkohet Inter Majamit në 2024 me ish-bashkëlojtarin e Barcelonës, Luis Suarez, i cili ka nënshkruar për klubin këtë muaj.

Sezoni i ri në MLS fillon më 21 shkurt të vitit 2024. ss/bsh/

Foto: EPA 

QËNDRONI TË LIDHUR