• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mesi dëshiron të luajë në Kampionatin botëror 2026

Mesi dëshiron të luajë në Kampionatin botëror 2026

Majami, 28 tetor 2025 (MIA) - Futbollisti i Inter Majamit dhe Argjentinës, Lionel Mesi, ka folur për dëshirën e tij për të luajtur në Kampionatin botëror në vitin 2026. 

"Sinqerisht, do të ishte jashtëzakonisht interesante të luaja në Kampionatin botëror. Do të doja të isha në formë dhe të luaja një rol të rëndësishëm në ekipin kombëtar. Sigurisht, jam shumë i emocionuar, sepse është Kampionati botëror. Fituam turneun e fundit dhe do të ishte shumë mirë të mbronim titullin. Loja për përfaqsuesen, veçanërisht botërori është ëndërr", deklaroi Mesi për "Mundo deportivo". 

Tridhjetë e tetë vjeçari Mesi luan për Inter Majamin që nga viti 2023. Ai më herët ka luajtur për Barcelonën dhe PSZH-në. 

Mesi ka tetë çmime të "Topit të artë". Me përfaqsuesen e Argjentinës, ai fitoi Kampionatin botëror në vitin 2022, Kupën e Amerikës (në vitet 2021 dhe 2024), Finalen e vitit 2022 dhe Lojërat olimpike në vitin 2008. 

Kampionati botëror në vitin 2026 do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë prej 11 qershor deri në 19 korrik. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR