• e enjte, 04 dhjetor 2025

Mesi: Çfarëdo që të ndodhë dhe çfarë sjellë e ardhmja - vetëm Zoti e din

Mesi: Çfarëdo që të ndodhë dhe çfarë sjellë e ardhmja - vetëm Zoti e din

Buenos Ajres, 6 shtator 025 (MIA0 - Lionel Mesi kundër Venezuelës në stadiumin e njohur Monumental e luajti me siguri ndeshjen e fundit për Argjentinën në terren vendor. Fitorja me 3:0 mbeti në hije të lojës së Mesit, i cili shënoi dy gola, ndërsa Argjentina tashmë kishte siguruar plasman në Kampionatin botëror.

Pas ndeshjes legjenda e gjallë e futbollit, Mesi 38-vjeçar në rrjetin social Instagram dërgoi porosi, e cila plotësisht i konfirmoi paralajmërimet për largimin e tij në pension reprezentues.

"Natë e veçantë për mua, mbeta p afjalë për shkak të emocioneve të shumta. Përzemërsisht i falënderoj të gjithë për dashurinë dhe për mbështjen e pa rezervë. Çfarëdo që të jetë dhe çfarë sjellë e ardhmja - vetëm Zoti e din", shkroi Mesi.

Pritet Mesi verën e ardhshme ta kryesojë Argjentinën në Kampionatin botëror në SHBA, Kanada dhe Meksikë. ab/

Fotо: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR