• e premte, 20 dhjetor 2024

Mersie: KE-ja punon në pagesë të mjeteve të para nga Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor

Mersie: KE-ja punon në pagesë të mjeteve të para nga Plani për rritje të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Procesi i pagesës së mjeteve në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor nuk është i lidhur me takimin e anuluar të liderëve nga rajoni me përfaqësuesit e BE-së, i cili u paralajmërua për të mërkurën, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për zgjerim, partneritete ndërkombëtare dhe Mesdheun, Gijom Mersie.

"Punojmë (në realizimin) e këtij procesi sa është e mundur më shpejtë", tha Mersie, duke shtuar edhe se deri tani nuk është paraparë termin i ri për mbajtjen e takimit të anuluar.

Një nga temat kryesore në takimin, sipas paralajmërimeve, duhej të jetë implementimi i Planit të Komisionit Evropian për rritje të Ballkanit Perëndimor.

Sipas paralajmërimeve paraprake, pagesa e mjeteve të para në kuadër të Planit për rritje të Ballkanit Perëndimor të vendeve nga rajoni në formë të parafinancimit me vlerë prej shtatë për qind nga shuma e paraparë për secilin prej tyre, duhet të bëhet deri nga fundi i vitit. Në pajtim me ndarjen e planifikuar, vendi si parafinancim duhet të marrë 52,5 milionë euro. bsh/

Foto: Skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR