• e premte, 05 dhjetor 2025

Merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

Merret vendim për ndërprerjen e përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD

Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA) - Republika e Maqedonisë së Veriut përmes strukturave dhe organeve për menaxhim me mjetet e instrumentit IPA/IPARD të Bashkimit Evropian solli vendim për ndërprerje të përkohshme të pagesave të mjeteve nga programi IPARD.

Vendimi i tillë vijoi pas ngjarjeve aktuale me Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural.

"Për vendimin e tillë ditën e njejtë është njoftuar Komisioni Evropian dhe shërbimet në Bruksel, të cilat raportuan dhe mirëpritën vendimin e Strukturave kombëtare. Qëllimi është të sigurohet siguri se sistemi i krijuar garanton ligjshmërinë dhe rregullsinë e pagesave të IPARD, si dhe ekzistimin e masave efektive për mbrojtje nga mashtrimet dhe korrupsioni", kumtoi Ministria e Financave.

Strukturat kombëtare për menaxhimin e mjeteve të instrumentit IPA/IPARD tashmë ndërmarrin masa shtesë dhe aktivitete të lidhura me ngjarjet aktuale.

Republika e Maqedonisë së Veriut nga Komisioni Evropian që nga viti 2009 ka marrë të drejtën për të decentralizuar menaxhimin me mjetet e instrumentit IPA/IPARD. sa/

FOTO: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR