• e premte, 05 dhjetor 2025

Merkeli kritikon politikën e Qeverisë gjermane ndaj azilkërkuesve

Merkeli kritikon politikën e Qeverisë gjermane ndaj azilkërkuesve

Berlin, 30 qershor 2025 (MIA) - Ish kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar vendimin e Qeverisë së re gjermane për të refuzuar emigrantët e paligjshëm në kufi, madje edhe nëse ata kërkojnë azil, raporton DPA. 

"Kur dikush do të thotë 'azil' këtu në kufirin gjerman, atëherë së pari duhet të vihet në zbatim procedura – drejtpërdrejt në kufi, nëse dëshironi...", tha Merkeli në fragmentin e një dokumentari që u shfaq sot në kanalin gjerman ARD.

Merkeli për nevojat e dokumentarit u takua me ish refugjatët me rastin e 10 vjetorit të vendimit të saj të rëndësishëm për të hapur kufijtë gjerman gjatë krizës evropiane të migracionit në vitin 2015. Ky vendim shumë i rëndësishëm lejoi që qindra mijëra emigrantë, shumica e të cilëve me origjinë siriane të arrijnë në Gjermani. 

Edhe pse shumë prej tyre janë vendosur në vend, kanë kontribuaar ndjeshëm për ekonominë dhe kanë fituar shtetësi gjermane, lëvizja e Merkelit shkaktoi reagim, ndërsa ekstremistët e djathtë të Alternativës për Gjermani (AfD) fituan popullaritet në platformën e tyre antimigrante, raportoi agjencia gjermane. 

Administratat e mëvonshme u përpoqën të kufizojnë numrin e emigrantëve që arrijnë në Gjermani, ndërsa qeveria e Mercit, pasi mori pushtetin ndërmori masa të rrepta, duke përfshirë edhe politikën kontroverse të kthimit të azilkërkuesve që nga kufiri.  

Edhe pse gjykata në Berlin vendosi kundër masës më herët këtë muaj në rastin e tre somalezëve, të cilëve iu refuzua hyrja edhe pse kërkuan azil, Merci dhe ministri i Punëve të Brendshme Aleksandar Dobrindt e quajtën vendimin si "individual" dhe e lanë politikën e qeverisë në fuqi. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR