• e hënë, 23 dhjetor 2024

Merilendi mori ndihmë prej 60 milionë dollarë pas shembjes së urës në Baltimor

Merilendi mori ndihmë prej 60 milionë dollarë pas shembjes së urës në Baltimor

Baltimor, 29 mars 2024 (MIA) - Ministria amerikane e Transportit sot i ndau 60 milionë dollarë shtetit federal Merilend për ndihmë pas shembjes së urës Frensis Skot Ki pasi atë e goditi një anije e mallrave. 

Guvernatori i Merilendit Ues Mur më parë kërkoi mjete për ndihmë në "mobilizim, operacione dhe heqjen e mbeturinave".

Mur shtoi se këto mjete do t'i vendosin themelet për rimëkëmbje të shpejtë. 

Përndryshe, pas shembjes disa punëtorë ranë në ujërat e lumit Patapsko. Trupat e dy burrave, të moshës prej 35 vjet dhe 26 vjet, ishin gjetur të mërkurën, në 7,6 metra nën ujë në lumin Patapsko. 

Viktimat kishin rënë nga lartësia prej 50 metra në ujë, i cili ishte rreth -1 gradë celsius në momentin e rënies, deklaroi zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës në Baltimor, Kevin Kartrajt.

Fatkeqësia ndodhi të martën pasi anija e mallrave "Dali" goditi një nga shtyllat e urës. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR