• e premte, 22 nëntor 2024

Merci: Gjermanisë urgjentisht i duhet një politikë ndryshe

Merci: Gjermanisë urgjentisht i duhet  një politikë ndryshe

 Berlin, 13 nëntor 2024 (MIA) - Lideri i Unionit Demokristian (CDU) dhe kandidat i Unionit (CDU/CSU) për kancelar gjerman, Fridrih Merc, sot e kritikoi kancelarin gjerman Olaf Sholc, duke thënë se Gjermanisë "urgjentisht i duhet  një politikë krejtësisht ndryshe".

 Gjatë fjalimit të tij në Bundestag, ai tha se Sholci duket se "nuk është nga kjo botë, por nga një kozmos tjetër", duke vlerësuar se kancelari aktual e ka ndarë Gjermaninë.

 Merci deklaroi se fotografitë të krijuara me ndihmë të inteligjencës artificiale, e në të cilat ndodhet ai, në rrjetet sociale i shpërndajnë anëtarë të partisë së Sholcit, që, sipas tij, do të thotë se SDP e Sholcit ka përgatitur një fushatë dhe është "gati për të goditur poshtë rripit".

 Ai deklaroi se, nëse zgjidhej kancelar, "kurrë nuk do të bashkëpunojë " me partinë e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD).

 Merci tha se nëse fiton zgjedhjet, do ta ndryshojë politikën e klimës së Gjermanisë, do të punojë në kontrollin e imigracionit dhe do të forcojë "qendrën e transportit" të Gjermanisë dhe standardet digjitale.

 Para Mercit, para Bundestagut fjalim pati edhe kancelari gjerman Olaf Sholci, i cili konfirmoi se do të kërkojë votëbesim për Qeverinë më 11 dhjetor, ndërsa Bundestagu do ta votojë më 16 dhjetor, gjë që do t'i hapë rrugën mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në 23 shkurt të vitit të ardhshëm.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR