• e hënë, 23 dhjetor 2024

MEPSO: Jemi përballë një sulmi kibernetik, rrjeti dhe furnizimi me energji elektrike nuk kërcënohet

MEPSO: Jemi përballë një sulmi kibernetik, rrjeti dhe furnizimi me energji elektrike nuk kërcënohet

Shkup, 7 mars 2024 (MIA) - Operatori Elektrotransmetues i Maqedonisë (MEPSO) SHA Shkup po përballet me një sulm kibernetik, por siç kumtoi sot ekipi për shtyp i MEPSO-s, integriteti i plotë i rrjetit elektro-energjetik dhe furnizimit me energji elektrike nuk janë rrezikuar.

Nga MEPSO theksojnë se infrastruktura elektronike kritike nuk i nënshtrohet sulmit, ajo është e sigurt dhe plotësisht funksionale.

Управата за финансиска полиција поднесе кривична пријава против поранешен член на Управниот одбор на АД МЕПСО за несовесно работење во службата, бидејќи како одговорен проект менаџер потпишал

"Në kushtet kur e gjithë bota po përballet me një trend negativ global të sulmeve kibernetike dhe kompania jonë nuk ishte imune ndaj tij. Ndonëse SHA MEPSO ka marrë të gjitha masat për t'u mbrojtur nga sulmet kibernetike të shkallës më të lartë, këto ditë jemi përballur me incidente të tilla. Duke pasur parasysh se aktiviteti kryesor i Sh.A. MEPSO është transmetimi i energjisë elektrike dhe menaxhimi i sistemit elektroenergjetik, informojmë publikun se infrastruktura kritike e energjisë elektrike është e sigurt, plotësisht funksionale dhe nuk i nënshtrohet këtij sulmi kibernetik. Kjo do të thotë se nuk kërcënohet integriteti i plotë i rrjetit elektroenergjetik dhe furnizimi me energji elektrike", thuhet në kumtesën e MEPSO-s.

Nga atje thonë se incidenti është raportuar te të gjitha institucionet kompetente sipas rekomandimeve dhe rregullave për siguri kibernetike.

Janë marrë të gjitha masat nga shërbimet tona profesionale për të zbutur efektet e këtij sulmi kibernetik dhe në bashkëpunim me ekspertë të fushës po punojnë për normalizimin e punës së përditshme të kompanisë, thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR