• e mërkurë, 02 tetor 2024

Menduh Thaçi shënon 30 vjet aktivitet politik

Menduh Thaçi shënon 30 vjet aktivitet politik

Tetovë, 18 qershor 2023 (MIA) - Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) dje në Tetovë organizoi event për të shënuar 30 vjetorin e angazhimit politik të kryetarit të partisë Menduh Thaçit. Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun në PDSH bëri të ditur se në këtë ngjarje Menduh Thaçi ka mbajtur fjalim me një përmbledhje të angazhimit të tij politik që ka filluar në vitin 1993.

"Angazhimi politik i tij filloi si nevoje e kohës në vitin 1993, kur kursi i politikes së udhëheqësve të subjektit më të rëndësishëm shqiptar të asaj kohe duhej të ndërrohej me patjetër, sepse zhvillimet politike në atë kohë nuk shkonin në favor të interesit të popullit shqiptar", thuhet në kumtesën e PDSH-së.

Në këtë manifestim fjalime përkatëse për veprimtarinë politike të Menduh Thaçit mbajtën edhe profesori dhe ish-kryetari i Komunës së Tetovës, Sadi Bexheti, si dhe kolumnisti dhe gazetari i njohur Baton Haxhiu.  Me këtë rast u përgadit edhe një ekspozitë me 30 fotografi që shënonin disa nga momentet më të rëndësishme të proceseve politike nëpër të cilat kaloi Menduh Thaçi. ls/

Foto: PDSH

QËNDRONI TË LIDHUR