• e premte, 05 dhjetor 2025

Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Shkup, 15 gusht 2025 (MIA)- Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, kreu sot homazhe pranë varrit të ish kryetarit të partisë, Arbën Xhaferi me rastin e 13-vjetorit të ndarjes nga jeta e të ndjerit.

“Kryetari Thaçi vendosi kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohje për jetën, veprën dhe kontributin e çmuar të z.Arbën Xhaferi në politikën shqiptare dhe çështjen kombëtare”, thuhet nga Sekretariati për informim i PDSH-së.

Thaçi para gazetarëve tha se “themelet e vërteta politike për shqiptarët në përgjithësi, veçanërisht për shqiptarët e Maqedonisë i ka vendosur Arbën Xhaferi”.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty!”, citohet të ketë thënë Thaçi.

QËNDRONI TË LIDHUR