Mendi Qyra zyrtarisht kryetar i komunës së Strugës
- Kryetari i Komisionit Komunat të Zgjedhjeve Minir Zhuta sot zyrtarisht ia dorëzoi vërtetimin e mandatit kryetarit të ri të komunës së Strugës Mendi Qyra, pastaj në ndërtesën e komunës vijoi pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i komunës Ramiz Merko.
- Post By Sara Ademi
- 15:44, 10 nëntor, 2025
Strugë, 10 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Komisionit Komunat të Zgjedhjeve Minir Zhuta sot zyrtarisht ia dorëzoi vërtetimin e mandatit kryetarit të ri të komunës së Strugës Mendi Qyra, pastaj në ndërtesën e komunës vijoi pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i deritanishëm i komunës Ramiz Merko.
Pas pjesës zyrtare, Qyra falënderoi për mbështetjen në një konferencë për shtyp dhe premtoi se do të jetë kryetar komune për të gjithë qytetarët e Strugës, pavarësisht nëse kanë votuar për të, dhe se menjëherë do të fillojë ta zbatojë premtimin. Ai përsëriti se ndryshimet në komunën e Strugës fillojnë sot, duke theksuar se menjëherë nënshkroi një projektvendim për shitjen e makinës zyrtare Audi A6 dhe se do ta përdorte makinën e tij private për qëllime zyrtare.

"Sot fillojmë nga fjalët në vepra. Do të thotë ndryshimet fillojnë, numri im zgjedhor dhe me fat, 133 qëndron edhe në targat e automobilit tim, i cili prej sot do t'i shërbejë komunës së Strugës në katër vitet e ardhshme. Gjithashtu morëm një vendim të rëndësishëm për të punësuarit, të cilët nuk shkojnë në punë me ditë, muaj e vite, ndërsa disa prej tyre janë edhe në vende të huaja në punë, prej sot fillon procesi i ndërprerjes së kontratave", tha Qyra.
Kryetari i komunës Qyra njoftoi edhe revizion për punën e Komunës dhe për të gjitha ndërmarrjet publike, por edhe komisione të veçanta, të cilat do ta evidentojnë gjendjen faktike në terren. sa/
Foto: MIA